Flash

Moratti frikëson Interin: "Nëse Zhang detyrohet ta shesë, situata do të përkeqësohet"

Lapsi.al 3 October 2022
Moratti frikëson Interin: "Nëse Zhang detyrohet ta shesë,

Kur flitet për Interin, për më tepër në vështirësi, nuk mund të mungojë Massimo Moratti. Ish-presidenti, edhe si vëzhgues i jashtëm, e analizon në detaje situatën e zikaltërve dhe familjes Zhang: "Unë nuk i di llogaritë e klubit apo llogaritë personale të familjes Zhang. Sigurisht që kur ata kanë ardhur kanë qenë në gjendje më të mirë. Ka ndryshuar shumë, nuk e di cila mund të jetë zgjidhja”.

Ish-presidenti zikaltër vijoi: "Nuk ka probleme të rënda, duhet kuptuar se cilat janë qëllimet e Zhang. Nëse ai ka ndërmend ta mbajë ose nëse do të detyrohej ta shesë. Atëherë situata do të përkeqësohej akoma".

Lexo më tej: Inter do të bëhet amerikan: Zhang i beson shitjen e klubit Raine Group

"Receta për të ringjallur Interin? Fitoret, të ketë brenda shumë krenari dhe dëshirë për të dëshmuar se janë një ekip i madh. Unë besoj se krenaria duhet të jetë shtytja e madhe e këtyre lojtarëve", vazhdoi Moratti, duke folur për La Politica nel Pallone. “Interi është në gjendje të keqe, por distancat janë ende të vogla – përfundoi ai –. Jemi në fillim, ndoshta në mes të sezonit problemet do të zgjidhen”.

Sipas Milanofinanza.it, China Construction Bank, e përfaqësuar nga firma ligjore D’Andrea & Partners, paraqiti një apel kundër klubit zikaltër. Fakti ndodhi më 27 korrik, me kërkesën për të anuluar procesverbalin e Bordit të Drejtorëve të klubit milanez. Aty specifikohet se Zhang nuk merr shpërblim për detyrën. Seanca e parë është caktuar për 8 mars 2023.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI