Flash

“A ka mundësi të bëjnë ndonjë aksion!”: Sacchi hedh poshtë ‘spektaklin’ e ofruar nga Inter e Roma

Lapsi.al 3 October 2022
“A ka mundësi të bëjnë ndonjë aksion!”:

Roma e Mourinhos arriti të triumfojë në San Siron duke mposhtur Interin 2-1. Dybala e Smalling përmbysën avantazhin zikaltër të Dimarco dhe verdhekuqtë u ngjitën tashmë në 16 pikë. Ai që rrezikon në këtë situatë është Simone Inzaghi, pankina e të cilit lëkundet. Ishte një ndeshje shumë taktike, siç kanë theksuar shumë specialistë, por ka nga ata që nuk e kanë pëlqyer fare spektaklin. Ashtu si Arrigo Sacchi, i cili i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, shprehu të gjithë zhgënjimin e tij.

Në vitet '90, Arrigo Sacchi revolucionarizoi lojën e futbollit. Diferenca ishte në presionin asfiksues dhe dinamizmin ekstrem që karakterizonte ekipet e tij proaktive. Ja pse sa herë flet ish-trajneri i Milanit dhe Kombëtares së Italisë, futbolli dëgjon. Edhe kur ai shpreh zhgënjimin për mungesën e spektaklit të ofruar nga Interi dhe Roma gjatë ndeshjes në San Siro: “Në një moment pyeta veten: A do të bëjnë një aksion? Nuk shihej asgjë, një bllok difensiv në njërën anë dhe njësoj në tjetrën. Presing nuk bëhej fjalë. Interi dhe Roma u mbrojtën me tetë lojtarë. Kështu që ishte e vështirë të kishte spektakël”.

Sipas Sacchi, barazimi ndoshta do të ishte rezultati më i drejtë: “Mendoj se asnjëri nuk do ta meritonte fitoren. Mua këto lloj ndeshjesh nuk më pëlqejnë fare. Shumë takticizëm, gjithmonë ritme shumë të ulëta. Të dyja skuadrat prisnin veprimin e kampionëve apo gabimin e kundërshtarit. Inzaghi dhe Mourinho janë të shkëlqyer taktikisht, por publiku pret diçka më shumë. Edhe sepse nuk mungonin lojtarët e mirë në fushë, mungonte vetëm loja”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI