Flash

E dashura e Dybala habit me rrëfimin e saj: “Më thanë se Paulo ishte tenist spanjoll”

Lapsi.al 3 October 2022
E dashura e Dybala habit me rrëfimin e saj: “Më thanë se

Një moment magjik për Paulo Dybala, i cili në San Siro tërhoqi Romën drejt sukesit me Inter. Argjentinasi po bën një fillim të shkëlqyer të sezonit dhe është i lumtur dhe i qetë në kryeqytet. Në Romë tashmë numri 21 ka gjetur edhe shtëpinë e re, pas muajve të parë të kaluar në hotel. Për të konfirmuar momentin e lumtur të Joyas ka menduar e dashura e tij Oriana Sabatini, e cila në “La Peña de Morfi”, ka folur për të tashmen dhe jetën e saj me futbollistin.

Oriana Sabatini është një yll i vërtetë i popit në Argjentinë. Së fundmi, ajo publikoi një këngë të re, "Sola" dhe fluturoi në Amerikën e Jugut për të regjistruar videoklipin. Në funksion të promovimit të këngës, 26-vjeçarja nga Buenos Aires ka dhënë një intervistë në emisionin “La Peña de Morfi”. Aty ka rrëfyer edhe një prapaskenë të padëgjuar, nga ditët e para të lidhjes me Paulon.

MASHTRIMI

Ylli i popit nuk e dinte që Dybala ishte një futbollist shumë i njohur. Oriana e kishte kuptuar që 28-vjeçari ishte një person i famshëm, por fillimisht mendoi se ai merrej me një sport tjetër. I gjithë faji i miqve të saj. 26-vjeçarja në fakt ishte informuar te të njohurit, por ata e tallën. E bënë të besonte se Paulo ishte "një tenist spanjoll".

Oriana shpejt zbuloi se Dybala ishte në të vërtetë sulmuesi i Juventus dhe Kombëtares së Argjentinës. Ish-lojtarit bardhezi i pëlqen të luajë tenis, por si hobi, me disa shokë ose miq. Nga ana tjetër, familja e 26-vjeçares e njeh mirë botën e tenisit. Tezja e Orianës, Gabriela, ishte një tenisiste shumë e famshme në Amerikën e Jugut. Midis fundit të viteve 1980 dhe fillimit të viteve 1990, ajo fitoi katër herë Internazionali të Romës dhe një slam. Në vitin 1988 mori pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Seulit dhe fitoi medaljen e argjendtë.

Tani 26-vjeçarja shpreson që Paulo i saj, duke pasur parasysh momentin magjik te Roma, të thirret edhe për Kupën e Botës: “Mendoj dhe shpresoj shumë që Paulo të thirret. E di se sa rëndësi ka për të kombëtarja. Do ta bënte shumë të lumtur prezenca në Katar”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI