Flash

Erdogan gati të ndërmjetësojë për dialogun me Serbinë, Kurti e refuzon

Lapsi.al 10 September 2022
Erdogan gati të ndërmjetësojë për dialogun me

Albin Kurti ka refuzuar në mënyrë të kujdesshme dhe me doreza propozimin e presidentit turk Erdogan që vendi i tij të shërbente si ndërmjetës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Pasi ka marrë një peshë të shtuar ndërkombëtare sidomos pas negocimeve mes Moskës dhe Kievit per të liruar eksportimin e drithrave ukrainase nga vendi, Erdogan shfrytëzoi turneun e vet Ballkanik për të propozuar: "Ne gjithmonë kemi mbështetur dhe përkrahur sinqerisht zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. Kurdo që kërkohet ndihma jonë, ne do japim kontributin e nevojshëm me të gjitha burimet tona, me një mirëkuptim konstruktiv dhe të paanshëm.”, theksoi Erdogan pas takimit me Vuçiçin në Beograd.

Por Albin Kurti, me një gjuhë të matur, e ka refuzuar “ndihmën” turke, duke thënë se dialogu zhvillohet në Bruksel ndonëse ai shtoi se "ndihma e miqve është e mirëseardhur", dhe se "Turqia është një aleate e Kosovës".

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, deklaroi Kurti nga Podujeva. ndonëse presidenti turk ka disa ditë që po qëndron në Ballkanin Perëndimor, ai e shmangu Prishtinën nga axhenda duke vizituar vetëm Bosnjën, Serbinë, e Kroacinë.

Gajtë vizitës në Serbi, e ku u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme që në mënyrë konstruktive dhe të paanshme, të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë kurdo që i kërkohet Turqisë.

Në deklaratën e tij, Erdogan e përshëndeti marrëveshjen për letërnjoftimet mes dy vendeve, duke uruar të arrihen marrëveshje edhe në çështjet e tjera problematike mes Serbisë e Kosovës. Refuzimi nga Kurti i rolit negociues të Erdoganit dhe shmangja prej këtij të fundit e Kosovës në turneun Ballkaniknkanë ringritur pikpyetjen e një ftohje mes Ankarasë dhe Prishtinës. Zëdhënësi i kësaj qasjeje është bërë shkrimtari dhe profesori universitar Milazim Krasniqi. “Pyetja që shtrohet është kjo: a e ka diplomacia dhe politika jonë të qartë rëndësinë e Turqisë a nuk e ka, a punon për ta ruajtur e forcuar partnerietein strategjik me Turqinë, apo i ka lënë raportet të rrjedhin më ramje të lirë- teposhtë, si një luftë donkishoteske e kësaj qeverie kundër trashëgimisë së ish presidentit Hashim Thaçi, i cili ato raporte i pati ngritur në një nivel bukur të lartë. Kam frikë se në pikën e ramjes së lirë të raporteve jemi”, ka shkruar Krasniqi.

Albin Kurti nuk e ka vizituar ende Turqinë, ndonëse ka më shumë se një vit e gjysmë që është në pushtet, por ai u mundua ta minimizojë aludimin se presidenti turk e ka shmangur qëllimisht Kosovën nga turneu i vet.

I pyetur nga gazetarët Kurti u përgjigj se vizita e presidentit të Turqisë lidhet më shumë me Bosnjën. “Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI