Flash

Operacioni i propagandës, Rama dërgon Dallëndyshen dhe Belindën për të sekuestruar një pallat 9 katësh

Lapsi.al 8 September 2022
Operacioni i propagandës, Rama dërgon Dallëndyshen dhe

Me kamera me vete, me ministren dhe drejtoreshën të pajisur me mikrofon dhe me një zyrtar policie, qeveria ka nisur sot atë që e quan “Operacion i Konfiskimit” të kateve dhe metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit. Belinda Balluku e Dallëndyshe Bici u shfaqën në zonën e Farkës në Tiranë për të deklaruar konfiskimin e një pallati pa leje 9 kate. Dimensioni propagandistik i këtij operacioni është shumë herë më i madh sesa qëllimi i deklaruar nga qeveria për të mbledhur para në arkën e shtetit për shpronësime apo strehim të njerëzve në nevojë.

“Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen e kryeministrit.

Absurdi tjetër që Edi Rama nuk do t’i japë përgjigje pas 9 vitesh qeverisje është se si është e mundur që nën hundën e shtetit vijon të ndërtohet pa leje në mes të Tiranës. Pallate e kate pa leje në kryeqytet dëshmojnë në fakt çfarë është thënë vazhdimisht për korrupsionin e madh, mosndërhyrjen e Policisë së Shtetit, IKMT-së dhe gjithë strukturave të tjera përgjegjëse.  Një ditë më parë Rama vendosi vetë vijat e kuqe për ata që kanë shkelur ligjin me ndërtimet. 

“Boll më ndërto-korrupto policinë dhe inspektorët-dhe në fund futi një legalizim. Të harrojnë s’do kenë kurrë mundësi legalizimi për kate dhe metra katrorë për qëllim fitimi. Godinat apo shtesat pa leje ose mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk parablihen apo dhurohen”, tha Rama duke të lënë përshtypjen e një turisti që sapo ardhur në Shqipëri dhe ka zbuluar masakrën me ndërtimet, sektorin që pastron një pjesë të mirë të parave të pista në vendin tonë.

Kryeministri apeloi gjithashtu ndërtuesit, pjesa më e madhe e të cilëve janë pjesë e klientelës së tij e dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, që të mos përdorin blerësit apo klientët si pengje.

"As të mos mendojnë se ka rrugëdalje tjetër përpos asaj të ligjit, që thotë se ndërtimet pa leje për qellim përfitimi, për milionerët që ndërtojnë pa leje e që hapen majtas djathtas, do të shemben ose do të konfiskohen për interes publik, plus do të paguhet gjobë, plus do të ketë ndjekje penale", kërcënoi Rama teksa mbante një takim në Ministrinë e Brendshme me kreun e ri të Policisë së Shtetit dhe Dallëndyshen e rikthyer në IKMT.

Natyrisht që Edi Rama ka dijeni për gjithcka ndodh në këtë vend dhe askush nuk merr guximin të ndërtojë pa leje pa pasur një krah të ngrohtë diku, pa paguar nën dorë dhe pa bashkëndarë nga fitimet e kësaj veprimtarie. Në kushtet e një pakënaqësie të madhe për krizën e cmimeve dhe qeverisjen e keqe, Edi Rama hedh gjen si komerdare shpëtimi këtë operacion propagandistik.

Dëshpërimisht kërkon t’ju thotë shqiptarëve se gjoja po lufton oligarkët e të kamurit që bëjnë cfarë duan me ligjin. E kundërta është e vërtetë. Edi Rama ka qenë dhe është palë me oligarkët. Nën pushtetin e tij ata janë pasuruar më shumë ndërkohë që pabarazia sociale ështëë thelluar dhe shqiptarët janë duke ikur nga sytë këmbët në kërkim të azilit nëpër Evropë. Si për ta bërë më qesharake shfaqjen propagandistike, ministrja e Infrastrukturës e mbyll videon me një "shumë faleminderit për vëmendjen" si të ishte spikerja e një emisioni televiziv. Tani le të presim emisionin e radhës nga regjia e Ertv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI