Flash

Llogaritë sa do paguajmë/ Qeveria pesëfishon çmimin e energjisë për dimrin

Lapsi.al 8 September 2022
Llogaritë sa do paguajmë/ Qeveria pesëfishon çmimin e
Paketa e qeverisë e paraqitur sot në kuvend parashikon një pesfishim të faturave të energjisë që nga data 1 tetor për të gjithë ata që shpenzojnë më shumë se 800 KW orë në muaj. Kryeministri Rama gjatë mbrojtjes së kësaj mase tha se kaq shpenzojnë 95% e të gjitha familjeve shqiptare, duke stigmatizuar ata që kana vila dhe pishina të cilët tani do të jenë të detyruar ta paguajnë me 5 mijë lekë (edhe TVSH brenda) kilovatin. Pra nga 9 lekë që ka qenë deri sot kilovati do të ngjitet në 5040 leke. Për të përforcuar idenë se familjet shqiptare nuk shpenzojnë më shumë se 800 kilovat në muaj ministria e energjitikës ka nxjerre edhe një tabelë me llogaritjen e detajuar të shpenzimeve për familje. Por në fakt nuk është aspak kështu. Kjo shifer, sipas llogarive me ekspertë të Lapsi.al, mund të jetë e vërtetë vetëm për një familke me 1 person, që banon në një apartament me 60 m2 dhe rri 10 ore jashtë, pa ndezur asnjë paisje duke e përdorur kondicionerin deri në 3 -4 orë në ditë. Lexo me tej:

Paketa e krizës, Rama: Shqipëria nuk e mbulon dot të gjithë nevojën vendase për energji

Sipas faturave që Lapsi.al ka mbledhur, një familje çift me një fëmijë të vogël, në një apartament një dhomë e një kuzhinë, duke qenë e kujdesshme, harxhon mesatarisht 1200 kilovat në muaj. Pra rreth 400 më shumë se fasha e caktuar nga qeveria që i bie që fatura e energjisë për të të jetë 200 mijë lekë të vjetra më shtrenjtë. Pra, pas 800 kilovateve do kemi çmim 42 leke per kilovat. Pra 100 kilovat do kushtoje 4200 leke, plus 840 leke TVSH baraz me 5040 leke.

Kriza energjetike, Balluku tregon se do të kushtojë energjia pasi kalohet fasha prej 800 kv/orë

Për të arritur në këtë konkluzion Lapsi.al ka mbledhur një mori faturash të periudhës 1 nëntor- 1 mars. Si njësi bazë kemi marrë një familje që jeton në  ambient 60m2 me lavatriçe, lavastovilje, 1 kondicioner, 1 boiler, frigorifer, sobe elektrike, ndricim, kompjuter dhe tv. Mesatarisht ajo shpenzon 1200 kilovat nëse dimri eshte i bute deri në -4 gradë për disa ditë, ndërkohë që ambienti te qëndrojë i ngrohte me rreth 18-21 grade. (Kjo është e vlefshme për pallat të ri me sistem bazik termoizolimi dhe dritare me dopioxham). Pra një familje e tillë bazike, që nuk bën pjesë te 5% me vila dhe pishina, do të paguajë rreth 200 mijë lekë të vjetra më shumë në muajt e dimrit, si pasojë e pesëfishimit të çmimit mbi fashën 800 kilovat. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI