Flash

Kulisat ligjore/ Plani i rilindjes për eleminimin e Ilir Metës

Lapsi.al 6 September 2022
Kulisat ligjore/ Plani i rilindjes për eleminimin e Ilir Metës
Me kalimin e ditëve po fashiten dyshimet se kjo histroria me dosje spiunësh, me lustracion dhe me rishikim të periudhës komuniste nuk është veçse një alibi për eleminimin e kundërshtarëve politikë dhe konkretisht, Ilir Metës. Pistat ku po zhvillohet ky projekt janë tre, me anë të SPAK, që ka filluar çështje penale ndaj ish presidentit, me anë të Autoriteti të Dosjeve që ka kërkuar hapjen e arkivave për të por edhe me ndryshime ligjore që do ti pengojnë atij kandidimin dhe kryesimin e Partisë së lirisë në kryes të së cilës sapo u rikthye. Projekti fillestar është se Ilir Meta nuk do të pranohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të kandiduar për deputet, kryetar bashkie apo këshilltar bashkiak, pa paraqitur një certifikatë të re të pastërtisë së figurës, lëshuar nga Autoriteti i Dosjeve. PS-ja e  ka depozituar tashmë këtë nismë ligjore  në Kuvend. Ajo parashikon ndryshimin e Kodit Zgjedhor (pra dhe votat e një pjese të opozitës),  gjoja me shqetësimin për të dekumunistizuar Kuvendin dhe pushtetin vendor. Lexo me tej:

Dokumenti i sigurimit i fallcifikuar/ Çfarë pretendon Meta

Projektligji parashikon shtimin e nenit 63/1 në Kodin Zgjedhor për verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatët në zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Sipas ndryshimit, partitë politike, 70 ditë para zgjedhjeve, paraqesin një formular për secilin kandidat në Autoritetin e Dosjeve. Ky institucion është i detyruar të kryejë verifikimin. Dhe sipas projektit askush nuk mund të kandidojë më pa e mërë këtë çertifikatë. Në pikën 3 të nenit 63, thuhet në mënyrë taksative se KQZ nuk regjistron si kandidat një politikan, i cili rezulton i lidhur me ish Sigurimin e Shtetit. Por përpos pengimit me ligj për të kandiduar, Ilir Meta po planifikojnë të mos e lejojnë të jetë as kryetar i partisë të cilën e ka themeluar vetë. madje kërcënimi për këtë shkon në ekstrem: nëse një parti vazhdon të mbajë në krye një njeri që Rama e ka shpallur "spiun", jo vetëm individi por e gjithë partia nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Andi Bushati: Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve Në nenin 1 të ligjit aktual shtohet një pikë  ku sanksionohet ndalimi ushtrimit të detyrës të një kryetari kur vërtetohet se është zgjedhur në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit (pra që është me dosje). Ndërsa në nenet 9 dhe 26 parashikohet se kur kryetari i një partie rezulton me dosje dhe paria nuk e shkarkon atë brenda dy muajve "KQZ-ja vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike. Vendimi i KQZ-së regjistrohet në regjistrin e partive politike". Pra nuk ka asnjë dyshim se i gjithë parlamenti, ashtu si SPAK apo autoriteti i dosjeve janë bërë pjesë e një skeme për të nxjerrë Ilir Metan nga politika, jo përmes votës, por përmes ligjit. Dhe të mendosh që në zanafillë të kësaj ka qenë një email anonim, një artikull pa emër i një gazete austriake dhe një thirrje e e Edi Ramës në kongresin e PS-së: "Çfarë bën SPAK kur gjithë shqipëria e do Ilir Metën prapa hekurave".  ©Lapsi.al        

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI