Flash

Letra e fundit/ Gledis Nano injoron Edi Ramën dhe Bledi Çuçin

Lapsi.al 1 September 2022
Letra e fundit/ Gledis Nano injoron Edi Ramën dhe Bledi Çuçin

“Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”, shkruan në letrën e lamtumirës, duke cituar politikanin Shimon Peres, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano. Mjafton vetëm togfjalëshi i fundit i kësaj fraze për të kuptuar që Nano po bën pikërisht këtë, një tentativë të fundit, për të vënë në paqe ndërgjegjen e tij.

Në letrën e tij përshëndetëse Nano ka falenderuar shumëkënd që e asistoi në rrugëtimin e tij të shkurtër në krye të policisë duke filluar nga kolegët, agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, por edhe median. Ajo ç’ka vihet re është se në lamtumirën e ish-kryepolicit nuk ka asnjë gërmë ku shprehet mirënjohje karshi ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi apo kryeministrit Edi Rama.

“Nuk mund të largohesha nga ky pozicion i rëndësishëm pa shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ju dhe duke uruar pasardhësin tim në këtë detyrë, për një vijimësi të mbarë dhe të suksesshme në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike. Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë kolegët dhe çdo punonjës të Policisë së Shtetit që me përgjegjësi, devotshmëri e profesionalizëm përmbushin dhe i përgjigjen në kohë çdo situate apo detyrimi ndaj shoqërisë dhe institucioneve.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, për frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Policisë së Shtetit, në dobi të përvetësimin të modeleve më të përparuara që aplikohen sot në vendet e zhvilluara", thotë Nano.

Në asnjë paragraf të letrës nuk përmendet bashkëpunimi me qeverinë apo ministrinë e brendshme të vendit. Madje, nëse do të lexohet me kujdes mes rreshtave, kuptohet që marrëdhënia e krisur mes palëve i ka rezultuar një barrë e mundimshme Nanos.

“Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.

Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore”, shkruan ish-kreu i policisë.

Në pamje të parë kjo letër mund të duket si ‘mirupafshim’ i ndjerë i Nanos, por nënshtresa e tij lexohet si një mëri e thellë karshi dy personave që e graduan në postin e lartë.

Gledis Nano refuzoi largimin e negociuar, Rama e shkarkon

Nëse kjo nuk do të ishte situata, do të kishim një letër tjetër si ajo e dorëheqjes së Ardi Veliut. Asokohe letra e Veliut, e cila u komentua jo pak edhe për mënyrën e shkrimit, shprehte mirënjohje e përulje ndaj shefave. 

“Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetës sime dhe ju falënderoj për besimin, mbështetjen dhe kurajën e vazhdueshme pa të cilat nuk do kishim arritur të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë”, shkruante Veliu.

Mirënjohja dhe besnikëria e treguar nga kryeministri iu shpërblyen në fund, pasi jo shumë kohë pasi dha dorëheqjen si kreu i policisë së shtetit Veliu u caktua në postin e zv.Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Diferenca e dukshme mes dy letrave vjen si një konfirmim i radhës i zërave se largimi i Nanos nga detyra ka ardhur si rrjedhojë e konflikteve dhe përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Gazeta më e madhe gjermane godet keq Ramën

Gazeta më e madhe gjermane dhe e përditshmja e referencës në qarqet politike të Berlinit FAZ, i ka kushtuar një shkrim të gjatë, fshikullues marrëdhënies së kry...

11:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI