Frankfurter Allgemeine Zeitung shtron pyetjen retorike pyetjen: "Shtyp i lirë?" Gazeta vijon duke sqaruar se ky lavdërim që Leyen bëri për vendin iu duk si tallje gazetarëve shqiptarë. Kjo për shkak se liria e shtypit në shtetin e vogël ballkanik me 2.8 milionë banorë nuk po ecën fare në drejtimin europian: mediet më me ndikim kontrollohen nga një grusht sipërmarrësish dhe politikanësh të pasur, dhuna kundër gazetarëve është e përhapur dhe ligjet e medias mbrojnë kryesisht më të fuqishmit.