Flash

Tradhtoi policinë, por jo "Visin"/ Pse hesht efektivi i Forcave Operacionale?

Lapsi.al 25 August 2022
Tradhtoi policinë, por jo "Visin"/ Pse hesht efektivi i Forcave

Përgatitja, mundi, djersa dhe përpjekjet mes uniformave blu e kishin shpërblyer Jeton Lamin me një vend në forcat elitë të policisë, por këto nuk i kishin mjaftuar efektivit 28-vjeçar, që së fundmi i ishte dorëzuar joshjes nga bota e krimit. Jjeta e dyfishtë e Lamit mori fund, kur shefat e thirrën papritur për një bisedë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në fillim mohoi gjithçka. Pastaj, kur i treguan filmimet në makinë me Ervis Martinajn, kuptoi se justifikimet i kishin mbaruar.

Efektivi i Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë punonte si shofer i Martinajt. Me statusin që kishte, i ofronte informacionet e duhura dhe paprekshmëri nga patrullat e policisë. Dhe për këtë paguhej mirë.

Por pavarësisht se tradhëtoi uniformën, Lami i qëndroi deri në fund besnik Ervis Martinajt. Që nga momenti kur i vunë prangat, për të nisi heshtja. Një lloj "omerta" e stilit mafioz, të cilin e zbuloi avokati i tij. Pa pretenduar të ngrejë një alibi, pa dashur të japë një shpjegim apo të gjejë një mënyrë për të lehtësuar pozitat e tij. Jeton Lami thjesht ka heshtur. Avokati u tha gazetarëve se ai “nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani”.

Përtej luajalitetit ndaj “Visit”, heshtja e shoferit ka edhe një interpretim tjetër. Ervis Martinaj ka ende ndikim tek njerëzit e tij. Megjithëse i janë vrarë shumë shokë në atentate, megjithëse ka humbur kushëririn e tij më të vogël, Brilant Martinajn, megjithëse familja e denoncon të zhdukur, njerëzit e afërt ende vazhdojnë t'i mbeten besnikë. Dhe në peshoren e fakteve, nëse Martinaj është vrarë apo është arratisur, heshtja e shoferit sipas stilit mafioz, anon nga varianti i dytë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI