Flash

Është gjallë apo është vrarë? Si po lind miti i Ervis Martinajt pas shpalljes në kërkim

Lapsi.al 20 August 2022
Është gjallë apo është vrarë? Si po lind miti i

Që ditën kur xhaxhai i Ervis Martinajt trokiti në dyert e policisë për të deklaruar se kishte humbur kontaktet me nipin e tij, në media gëlojnë teoritë mbi fatin e tij, duke e shndërruar atë në një nga personazhet më të lakuar të botës së krimit. Është gjallë apo është vrarë multi-milioneri që u ngrit nga biznesi i kumarit, për t’u shndërruar në një mit që herë shfaqej në ndonjë konflikt mes bandave dhe herë si manjat i basteve?

Teoritë që qarkullojnë nën zë janë disa, por asgjë nuk është e sigurtë. Ajo që dihet është se në muajt e fundit, një skuadër vrasësish ka eleminuar njëri pas tjetrit miqtë e tij më të afërt, duke e lënë të pambrojtur.

1) Inskenim për të çorientuar kundërshtarët

Duke qenë se shokët dhe të afërmit e Ervis Martinajt u eliminuan njëri pas tjetrit nga bandat rivale, atij nuk i ka mbetur tjetër vetëm se të çorientojë kundërshtarët për të fituar kohë. Ky është një shpjegim për denoncimin e nënës dhe xhaxhait të tij në polici, që thanë se kanë humbur kontaktet, megjithëse ai ishte shpallur prej muajsh në kërkim.

Por a mund të funksionojë një skemë e tillë?

E vetmja shpresë e Martinajt në këtë rast do të ishte që bandat rivale të mos jenë bërë bashkë. Vetëm nëse kundërshtarët e tij komunikojnë me njëri tjetrin, atëherë ata mund të mendojnë se Martinaj është goditur nga të tjrët. Por nëse armiqtë e tij janë bërë bashkë, bllofi nuk ka se si të funksionojë.

2)Largimi nga Shqipëria

Një teori tjetër që përflitet, është se ai është larguar përfundimisht nga Shqipëria drejt Dubait. Duke qenë se paratë nuk i mungojnë, Martinaj mund të jetë zhvendosur drejt strehës më të sigurtë për shqiptarët e shpallur në kërkim për të nisur një jetë të re.

Duke mos lajmëruar as familjarët e tij për largimin ai ndjehet akoma më i sigurtë.

3) Ekzekutimi

Pista tjetër është që ai të jetë vrarë dhe që shqetësimi i familjes të jetë real. Martinajt i kanë mbetur shumë pak të besuar dhe nuk është çudi që kandili i tij të jetë fikur tashmë.

Dyshimet shtohen akoma më shumë, kur një portal që nuk del përtej vijave të raportimit telegrafik nxorri lajmin se Ervis Martinaj është vrarë , trupi i tij është ndarë në 6 pjesë dhe për këtë ka edhe filmime. Martinaj mund të jetë tradhtuar nga njerëzit që e strehonin, të cilët kanë kuptuar se armiqtë e tij ishin shumë më të fortë.

Por deri tani asgjë nuk është e sigurtë. Lajmet për Ervis Martinajn vazhdojnë të mbushin faqet e portaleve dhe shkrimet për të janë një trend i pandalshëm, për shkak të historisë së komplikuar që e ndjek pas.

Gjallë apo vdekur, miti i Martinajt është duke u ngritur çdo ditë, për sa kohë policia nuk ka arritur të zbulojë asnjë nga vrasjet e miqve të tij, duke lënë rrugë të lirë përplasjes mes bandave me moton e njohur tashmë “kokat hëngshin”.

Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK për porositjen e vrasjes së Indrit Dokles. Nëpërmjet korrierëve të tij ai ishte gati t’i paguante Nuredin Dumanit deri në 500 mijë euro. Por emri i tij në shumë ngjarje që nga viti 2013.

Kërcënimi për shefin e policisë

Emri i Ervis Martinajt do të përmendej për herë të parë në 2013-ën, kur ai ishte pronar i disa pikave të lojërave të fatit, kryesisht kazino dhe lotari sportive të palicensuara. Gjatë aksionit të policisë, më 20 tetor të vitit 2013, Ervis Martinaj kërcënoi shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

Sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt, ai e merr në telefon shefin e repartit, komisar Engjëllush Avdulajn dhe e kërcënon se do ta eliminojë.

Vrasja e Elvis Doçit

Martinaj kishte të drejtë të irritohej me aksionin “Fundi i marrëzisë”. Ai sapo kishte blerë rreth 400 makineri të lojërave të fatit nga një konkurent i tij, Elvis Doçi.

Pak ditë pasi nisi operacioni “Fundi i Marrëzisë”, Elvis Doçi u vra në makinën e tij tek Komuna e Parisit. Dyshimet ranë mennjëherë mbi Ervis Martinajn për shkak të makinerive, që iu sekuestruan nga policia.

Mendohej se Doçi e dinte për operacionin që pritej të niste nga policia, ndaj i shiti makineritë tek Martinaj.

Vrasja e Elton Nikës

Në këtë foto, Martinaj është personi që mban dorën në qafën e Enton Nikës në krahun e djathtë të fotografisë. Pak minuta më pas, Nika mbeti i vrarë nga plumbat e pistoletës. Ditën që ndodhi vrasja, Martinaj ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, që e lejonte të lëvizte të lirë.

Vrasja e Artan Santos

Emri i Ervis Martinit doli edhe në vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por nuk pati prova të tjera për lidhje me ngjarjen.

Ndihma për Shullazin

Në vitin 2017, emri i Ervis Martinajt u përmend nga Ylvi Beqja, dëshmitari që akuzonte për gjobëvënie Emiljano Shullazin. Beqja tha se ishte kërcënuar nga miqtë e Emiljano Shullazit. Personi që iu prezantua si i dërguari i Shullazit ishte Ervis Martinaj. Ai i ofroi 7 milion dollarë që Ylvi Beqja të tërhiqte dëshminë.

Sherri në Bllok

Gjatë përplasjes më armë në një lokal të ish-Bllokut, Ervis Martinaj mbeti i plagosur nga plumbat e Mervjol Bilos. Ai kishte shkuar për t'u sqruar në lidhje me disa mosmarrëveshje, por takimi degradoi në përplasjen me armë. Gjatë sherrit mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Përplasja me klanin Duka

Vrasja e ish-policit, Santiago Malko në Tiranë do të shënonte edhe një nga pikat kulmore të përplasjes së Ervis Martinajt me klanin Duka. Pak kohë më vonë policia parandaloi vrasjen e biznesmenit dhe zbuloi se ai ishte ndjekur deri në Stamboll për t'u vrarë nga kundërshtarët, por fatmirësisht kishte qenë i shoqëruar në momentin kur do të vritej./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI