Flash

Video/ Luiza Gega Kampione e Europës. Thyen rekordin kontinental

Lapsi.al 21 August 2022
Video/ Luiza Gega Kampione e Europës. Thyen rekordin kontinental

Kampione e evropes, gega rekord evropianLuiza Gega nuk zhgënjen pritshmëritë: kampione dhe rekormende e Europës, me një paraqitje të jashtëzakonshme në finalen e 3000 metrave me pengesa, në aktivitetin që po zhvillohet në Mynih. Askush nuk mbajti ritmin e dibranes në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që është tashmë edhe rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Sportistja shqiptare dominoi të gjithë garën duke qenë e pakapshme nga ndjekëset e saj dhe në fund mbërriti e vetme në finish, duke vendosur një rekord të ri europian. Natyrisht, kjo kohë e regjistruar nga Gega është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disipline, pasi atletja përmirësoi kohën që kishte vendosur në Lojërat Mesdhetare pak javë më parë.

Në momentet kur kaloi finishin (video poshte), Gega nuk arriti të mbante emocionet pasi shpërtheu në lot gëzimi dhe më pas ra në gjunjë në pistën e cila i dhuroi një sukses  të rrallë për atletikën shqiptare, qëajo vetë nuk do ta harrojë kurrë./©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI