Flash

Në shtrat me "miss universe", dëshmia e vajzës që takoi e fundit Ervis Martinajn

Lapsi.al 26 August 2022
Në shtrat me "miss universe", dëshmia e vajzës që

Një vajzë e re ka dalë në skenë në thrillerin e zhdukjes së Ervis Martinajt. Një nga njerëzit e fundit me të cilët ai ka komunikuar dhe e cila mund të tregojë më shumë mbi sjelljen dhe lëvizjen e tij para se të zhdukej.

Pas arrestimit të agjentit të forcës së posaçme operacionale në policinë e shtetit Jeton Lami, është në marrë në pyetje edhe e reja nga Durrësi, me të cilën Ervis Martinaj kaloi natën në hotelin e qytetit bregdetar. Bëhet fjalë për një vajzë të njohur për shkak të çmimit që kishte fituar në një nga konkurset e bukurisë. E reja është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale.

Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet ka shpjeguar ajo për prokurorët.

Më pas ka tentuar të lidhej me Martinajn, por kjo ishte e pamundur. Për këtë shkak të nisur të shqetësohet dhe ka marrë kontakt me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për fatin e 40-vjecarit. E reja shprehet se nuk e kishte idenë se me ke ishte përplasur Martinaj dhe për cilët arsye, ndërsa thekson se ai asnjëherë nuk i shprehte shqetësim, apo rrëfente ndonjë ngjarje që lidhej me të.

Lexo më tej: “Figurë publike e njohur”, kush është vajza misterioze që shoqëronte Ervis Martinajn? 

Prokuroria po heton prej më shumë se 2 javësh për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të mbretit të lojërave të fatit. Martinaj ishte në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte premtuar 500 mijë euro të vriste Endrit Doklen. Prokuroria po heton për të hedhur dritë mbi fatin e Martinajt, duke mos përjashtuar asnjë pistë, nisur dhe nga fakti që ai kishte kundërshtarë të shumtë dhe të fortë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI