Flash

Shifrat janë të qarta: Europa po shkon drejt recesionit

Lapsi.al 6 September 2022
Shifrat janë të qarta: Europa po shkon drejt recesionit

Pothuajse me siguri Europa po hyn në një recesion.

Sondazhet e të hënës tregojnë se një krizë e thellë ka përfshirë eurozonën, ku kostot aktuale të jetesës dhe një perspektivë e zymtë mbi të ardhmen e afërt po i bën konsumatorët që të jenë të kujdesshëm ndaj shpenzimeve.

Ndërsa pati një lehtësim të presionit mbi çmimet, të paktën sipas sondazheve, ato sërish mbeten të larta. Dhe Banka Qendrore Europiane është nën presion pasi inflacioni po shkon në më shumë se katërfishin e objektivit të saj prej 2%. Inflacioni arriti një rekord prej 9.1% muajin e kaluar. Dhe pikërisht inflacioni është një tregues i mirë i krizës. Sipas kuptimit të kësaj fjale, inflacioni është norma me të cilën rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

Banka Qëndrore Europiane përballet me vendimin për të rritur normat e interesit në mënyrë agresive, si një nga masat që merren kur inflacioni del jashtë kontrollit. Ky vendim merret pikërisht kur ekonomia fillon një rënie.

Një rritje në kostot e huamarrjes do t'i shtonte problemet e konsumatorëve me borxhe.

Euro ra nën 99 cent dollari për herë të parë në 20 vjet të hënën, pasi Rusia tha se furnizimi me gaz përmes tubacionit të saj kryesor në Europë do të qëndronte i mbyllur për një kohë të pacaktuar.

Lexo më tej: Nord Stream 1: Putin mbyll rubinetin e gazit për Europën 

Çmimet e gazit në kontinent u rritën deri në 30% të hënën, duke nxitur frikën se mungesa e gazit do të vazhdojë dhe duke përforcuar pritshmëritë për një recesion dhe një dimër të hidhur pasi bizneset dhe familjet janë goditur nga çmimet e larta të energjisë.

Raporti i fundit PMI i S&P Global, gjatë i Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve, i parë si një udhëzues për shëndetin ekonomik, ra në nivelin më të ulët 18-mujor. 48.9 në gusht nga 49.9 i korrikut. Çdo shifër nën 50 tregon tkurrje të ekonomisë.

"Vrojtimet e PMI-së sinjalizojnë se eurozona po hyn në recesion më herët nga sa mendonim më parë, e udhëhequr nga ekonomia e saj më e madhe Gjermania, dhe ne tani ne presim që zonën e euros ta shohim duke jetuar një recesion më të gjatë, 9-mujor," tha Peter Schaffrik i Royal Bank të Kanadasë për Reuters.

"Rishikimi që bëjmë vjen kryesisht për shkak të zhvillimeve në çmimet e energjisë, të cilat, edhe pas tërheqjes gjatë ditëve të fundit, mbeten të ngritura dhe që do të thotë se ndikimi në shpenzimet e familjeve do të jetë më i madh nga sa prisnim deri më tani." 

Kjo rritje e çmimeve të energjisë ngre edhe më shumë inflacionin.

Kjo perspektivë e recesionit goditi moralin e investitorëve mbi monedhën e përbashkët dhe Euro ra në shtator në nivelin më të ulët që nga maji 2020, tregoi një tjetër sondazh.

Aktiviteti i shërbimeve në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës, u tkurr për të dytin muaj radhazi në gusht pasi kërkesa e brendshme u vu nën presion nga rritja e inflacionit dhe besimi i dobët.

Ekonomia e saj është në rrugën e duhur për t'u tkurrur për tre tremujorë radhazi duke filluar nga ky, sugjeroi një sondazh i Reuters javën e kaluar.

Francë, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, sektori i shërbimeve u ngadalësua por arriti të sigurojë rritje modeste. Edhe në Francë ekspertët bëjnë parashikime të zymta.

Itali, industria vendase e shërbimeve iu rikthye një rritjeje modeste, por në Spanjë aktiviteti u zgjerua me ritmin më të ngadaltë që nga janari, me kompanitë që shqetësoheshin se inflacioni do të rëndonte mbi fitimet e tyre dhe mbi kërkesën e klientëve.

Britani, ekonomia e mbylli gushtin shumë më dobët nga sa mendohej më parë, pasi aktiviteti i përgjithshëm i biznesit u tkurr për herë të parë që nga shkurti 2021 në një sinjal të qartë recesioni.

Britania mësoi dje se kryeministrja e ardhshme e saj ishte Liz Truss, e ngarkuar me përpjekjen për të menaxhuar një ekonomi që po përballet me një recesion të gjatë së bashku me inflacionin mbresëlënës dhe trazirat industriale.

Lexo më tej: Liz Truss: Kush është kryeministrja e re e Britanisë dhe pse e ka zëvendësuar Boris Johnson? 

Në Azi, sondazhet treguan se një rikthim i fortë në sektorin e shërbimeve të Kinës u lehtësua paksa mes shpërthimeve të reja të COVID-19, ndërsa në Japoni sektori u tkurr për herë të parë në pesë muaj.

Megjithatë, industria dominuese e shërbimeve të Indisë u rrit më shpejt se sa pritej muajin e kaluar falë një zgjerimi të fortë të kërkesës dhe një lehtësimi të vazhdueshëm të presioneve të kostos.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI