Flash

Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

Lapsi.al 9 September 2022
Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët
Tani nuk ka më dyshim se Edi Rama është ndarë keq me ish drejtorin e policisë Gledis Nano. Nano, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk mori pjesë të enjten në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Muhamet Rrumbullaku duke e pasur një ftesë. Por edhe nëse do i dërgohej, nuk dihet nëse do ta bojkotonte apo do të shkonte.  Po të njëjtën ditë në mbrëmje, në emisionin Top Story, ministri i Brendshëm Çuçi e goditi drejtorin që nuk kishte pranuar t'i dorëzonte dorëheqjen. Ai theksoi se spunton finale për shkarkimin e tij e dhanë ngjarjet e ndodhura gjatë muajve të verës, korrikut e gushtit dhe Nanos i mungoi lidershipi. Lexo më tej:

Andi Bushati: Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos

Tjetër arsye sipas Çuçit, ishte se nën drejtimin e Nanos, janë rikthyer disa fenomene të zhdukura më parë, si kultivimi i lëndëve narkotike në fusha të hapura apo transportimi i drogës drejt Italisë. Po në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Rama, i cili, në ditën që foli përpara oficerëve të lartë të policisë, e vuri theksin tek periudha e fundit: "Muajt e fundit kanë marrë hov të paudhët dhe paudhësitë në policine e shtetit" aludoi ai për kohën e drejtimit të Gledis Nanos. Pra doza e kritikave dhe akuzave gjithnjë e në rritje si dhe faktin që vetë Nano nuk ishte i pranishem ne ceremoninë e kalimit të detyrës te Rrumbullaku dhe në letrën e vet të lamtumirës i injoroi Ramën dhe Çuçin duke moi i përmendur fare, tregon se ata janë ndarë keq me njëri- tjetrin.

Letra e fundit/ Gledis Nano injoron Edi Ramën dhe Bledi Çuçin

Por ndërkohë që qeveria i ka shpalosur argumentat e saj për punën e dobët, ngjarjet kriminale dhe rritjen e trafikut të drogës, deri tani Gledis Nano ka folur vetëm me simbolikë pa dhënë shpjegime shterruese për arsyet që e shtynë Ramën ta hiqte qafe. Në emër të tij ka folur vetëm ambasada amerikane, e cila pas shkarkimit u shpreh se e vlerësonte dhe e konsideronte një partner të fortë.  Trjytkl Pra po t'i krahasosh, qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe ai i "aleatit tonë të madh" janë diametralisht të kundërta, Të dytët shprehin vlerësim ndërsa të parët mosvlerësim. Sipas një burimi diplomatik që ka pranuar të flasë për Lapsi.al në kushtet e anonimatit, këtu duhen kërkuar edhe arsyet se përse ish drejtori i policisë e pati jetën të shkurtër më pak se një vit. "Ai ishte një partener i besueshëm që bashkëpunonte dhe ndante informacione të plota si me amerikanët, si me britanikët po ashtu edhe me vendet e BE. Ai nuk i fshihte atyre as të dhëna që shefat e tij nuk do donin të merreshin vesh nga ndërkombëtarët. këtu duhet kërkkuar edhe arsyeja e largimit" tha burimi për Lapsi.al.  Në një farë mënyre, këtë informacion e konfirmojnë edhe zëra brenda ministrisë së Brendëshme. Ato pohojnë se kur Bledi Çuçi i kërkoi në zyrën e tij dorëheqjen ish drejtorit të policisë, ai refuzoi ta japë madje bëri dhe deklaratë publike duke thënë se vazhdonte të qe në detyrë dhe nuk kishte ndërmend të largohej. Por Çuçi gati doli hapur fare në fjalimin e betimit të drejtorit të ri. Ai i kërkoi Muhamet Rrumbullakut të përulej vetëm para flamurit kombëtar, duke lënë të nënkuptohej se paraardhësi i tij kishte vepruar ndryshe.  “Ju z. Rrumbullaku do të merrni sot në dorëzim flamurin e organizatës. Unë dua të them që ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, dikë më shumë dikë më pak. Në një moment historie mund të ndryshojnë flamujt që respektohen më shumë dhe më pak, por flamuri i vetëm për të cilin ne përulemi të gjithë dhe për të cilin kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë, përfshi edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe për të cilin besoj se çdo shqiptar i mirë është gati të jap jetën, është flamuri me shqiponjën me dy krena. Dua t’ju them që këtë gjë mos e harroni në asnjë ditë të punës tuaj. Jam i bindur që ju do ta realizoni me nder dhe me sukses këtë rrugëtim tuajin në këtë pozicion kaq shumë të rëndësishëm për Policinë e Shtetit dhe për Shqipërinë”, u shpreh Çuçi.

Gledis Nano refuzoi largimin e negociuar, Rama e shkarkon

Sipas këtyre zërave, Nano u soll ndryshe nga paraardhësit e tij, Artan Didi, Haki Çako dhe Ardi Veliu, që i kishin hequr qafe me "dorëheqje" pasi ai kishte mbështetje ndërkombëtare. Lidhjet e tij të huaja i rekomanduan që të rezistonte. Por forca e ndëkombëtarëve nuk zgjati më shumë se tre ditë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, Rama e shkarkoi Gledis Nanon. "Ai pagoi çmimin e të qenit bashkëpunëtori ynë i besuar", tha burimi diplomatik për Lapsi.al. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI