Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Juventus në telashe, kundër Paris Saint-Germain në Champions pa Di Marian: argjentinasi nuk grumbullohet

Lapsi.al 5 September 2022
Juventus në telashe, kundër Paris Saint-Germain në Champions pa

Në shtëpinë e Juventusit është koha për Ligën e Kampionëve. E provimi është menjëherë nga ato më të vështirët. Pas një starti me luhatje në kampionat, të besuarit e Allegrit duhet të përballet me autoblindën PSG. Një përplasje e vërtetë për t'u përballur, duke pasur parasysh ndeshjet e fundit të bardhezinjve, por vendimtare për të kuptuar se në çfarë niveli është skuadra dhe si do të sillet kundër Mbappé & co. Massimiliano Allegri megjithatë nuk mund të besojë tek dy përforcimet e mëdha të verës, sepse duhet të luajë pa Pogba e pa Angel Di Marian, që madje as është grumbulluar, e për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen kundër ish-shokëve të tij. Fideo doli nga fusha me probleme kundër Fiorentinës, kur u zëvendësua në pushim të lojës: tentoi rikuperimin, por tani iu desh të ngrinte flamurin e bardhë. Në vend të tij mund të aktivizohet Kostic.

Megjithatë, gati për ndeshjen është ish-lojtari tjetër i PSG-së Leandro Paredes. Përshtypja është se Allegri mund ta aktivizojë sërish që në fillim për t'i dhënë më shumë pastërti dhe gjeometri manovrës dhe për të tentuar të furnizojë me më shumë cilësi Vlahovic, i thirrur për të drejtuar sërish sulmin, pas ndeshjes pushim kundër Fiorentinës.

Sa i përket pjesës tjetër të formacionit që duhet të dalë në fushë në Parc des Princes, Allegri duket i gatshëm të luajë më tepër me siguritë. Danilo duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të kthehet në të djathtë me Bonuccin e rikthyer në qendër për të luajtur në krah të Bremer dhe Alex Sandro në të majtë. Pranë Paredes, në mesfushë duhet të jetë radha e Locatellit dhe Rabiot, me Cuadrado të avancuar në të djathtë në treshem ofensive. Një formacion kompakt dhe fizik që do të përpiqet të shmangë fuqinë e zjarrit të PSG-së dhe të përpiqet të godasë ndoshta në kundërsulm.

POGBA KTHEHET TË STËRVITET NË FUSHË

Lajm i mirë për Max Allegrin në frontin Paul Pogba. Mesfushori francez, në fakt, është stërvitur në fushë dhe me top, edhe pse jo ende me grupin. Një hap i parë drejt rikthimit, pas dëmtimit të meniskut të pësuar në parasezon.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI