Flash

Zbulime të reja mbi Pogba: dy persona e kanë kërkuar në Continassa, i kanë kërcënuar edhe mamanë

Lapsi.al 5 September 2022
Zbulime të reja mbi Pogba: dy persona e kanë kërkuar në

Yeo Moriba, mamaja e Paul Pogba, u kërcënua në korrik, në shtëpinë e saj, nga disa persona që pretendonin se e kishin mbrojtur djalin e saj "nga ata që i donin të keqen" dhe që në këmbim i kishin kërkuar lojtarit të Juventusit 13 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur ‘Franceinfo’, duke zbuluar detaje të reja nga raporti i marrjes në pyetje të Pogbas në gusht, mbi rastin e tentativës për zhvatje, viktimë e së cilës ai pretendon se është. Banditët "pretendojnë se do të zbulojnë një kasetë që tregon se Pogba ka paguar një njeri të shenjtë për të bërë një magji mbi Kylian Mbappé". Ky episod ka bërë që menaxheroja e lojtarit të Juventusit, Rafaela Pimenta, të kërkonte mbrojtje për mamanë e tij nga oficeri i sigurisë së ekipit francez, Mohamed Sanhadji. Edhe ky i fundit është dëgjuar nga hetuesit.

Sipas raportimeve nga burime hetimore franceze për Associated Press, Pogba i ka paguar 100 mijë euro grupit ku përfshihej edhe vëllai i tij Mathias. Sipas transmetuesit publik francez Bfm, futbollisti ka bërë pagesën në prill, pasi është kërcënuar nga persona të maskuar dhe të armatosur në një apartament në Paris, ndërsa ishte në Francë për ndeshjet e kombëtares.

Akuza u bë publike pasi Mathias Pogba postoi një video dhe një postim në Twitter, duke kërcënuar se do të shpërndajë "zbulime shpërthyese" për vëllain e tij dhe një yll tjetër francez, Kylian Mbappé, ndaj të cilit mesfushori dyshohet se ka bërë një 'macumba', gjë që është mohuar nga lojtari.

Për këtë çështje është hapur edhe një hetim nga Prokuroria Publike e Torinos. Hipoteza e krimit mbi të cilën punojnë magjistratët është zhvatje e rënduar nga përdorimi i armëve. Hetimi nisi pas ankesës së 16 korrikut nga kampioni francez, i cili tregoi se si dy ditë më parë dy francezë ishin paraqitur pranë stadiumit Allianz, në hyrje të fushës Continassa ku stërvitet Juventusi, duke kërkuar ta takonin. Një person i tretë ishte duke pritur në makinë. Por lojtari i tha sigurisë që të mos i linin të kalonin dhe t'i largonin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI