Flash

Maguire luan me pikatore te United, por Southgate nuk ka dyshime: vendi i tij në Kombëtare është i sigurtë

Lapsi.al 5 September 2022
Maguire luan me pikatore te United, por Southgate nuk ka dyshime: vendi i tij

Harry Maguire, në javët e para të Premier League pati pak shanse për të luajtur në fushë, por pavarësisht se trajneri Erik ten Hag e la shpesh mbrojtësin në pankinë, e ardhmja e lojtarit në kombëtaren e Anglisë është e sigurt. Trajneri i Tre Luanëve, Gareth Southgate i ka thënë kapitenit të Djajve të Kuq se vendi i tij në ekip nuk është në rrezik. 29-vjeçari tani është në pritje të thirrjes për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve dhe Botërorin e ardhshëm.

Kapiteni i Manchester United u zgjodh si titullar nga ten Hag për dy ndeshjet e para të sezonit në Premier League, por humbi vendin e tij pas humbjes 4-0 në Brentford. Holandezi, në fakt, preferoi të vinte në fushë si titullar Lisandro Martinez. Argjentinasi dhe Raphael Varane kanë krijuar një partneritet solid mbrojtës dhe Djajtë e Kuq kanë fituar tre ndeshje radhazi.

Ndërkohë Maguire ka ngrohur stolin dhe ka tentuar të rimarrë vendin e tij me afrimin e Kupës së Botës. Megjithatë, trajneri i Anglisë, Southgate, siç raporton The Sun, tashmë ka kontaktuar me 29-vjeçarin dhe i ka thënë se vendi i tij në kombëtare është i sigurt. Sipas trajnerit, mbrojtësi, i cili ka bërë tashmë 46 paraqitje për Anglinë, është një element kyç i skuadrës dhe do të jetë pjesë e planeve të tij për Katarin.

Megjithatë, ka të ngjarë që Maguire të gjejë më shumë hapësirë te United në javët e ardhshme. Europa League, në fakt, po afron dhe Djajtë e Kuq do të përballen me një kalendar më intensiv. Mbrojtësi shpreson të thirret nga Southgate tashmë për Ligën e Kombeve. Anglia do të përballet me Italinë në Milano më 23 shtator dhe Gjermaninë në Ëembley tre ditë më vonë. Tre Luanët do të dalin në fushë më 21 nëntor kundër Iranit për ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI