Flash

FOTO/ Pit stop skandaloz i Ferrarit: Sainz futet, por mekanikët kanë harruar një gomë

Lapsi.al 4 September 2022
FOTO/ Pit stop skandaloz i Ferrarit: Sainz futet, por mekanikët kanë

Një tjetër gabim skandaloz te Ferrari. Këtë herë asnjë zgjedhje e gabuar strategjike, por mekanikët e skuderisë së kuqe harruan të përgatisnin një gomë në momentin e ndalimit në pit stop të Carlos Sainz. Spanjolli u thirr në box për të montuar të verdhat në xhiron e 15-të, por sapo mbërriti mekanikët vunë re se mungonte goma e pasme e majtë. Numri 55, i cili po luftonte me Hamiltonin për vendin e tretë, humbi më shumë se dhjetë sekonda në mënyrë të panevojshme mes sikletit të përgjithshëm.

Sekonda vërtet të turpshme përpara garazhit të Ferrarit edhe sepse në të njëjtën kohë Sergio Perez shtypi me Red Bull-in e tij pistoletën e ndërrimit të gomave, të lënë keq nga mekanikët e Maranellos në anë të pistës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI