Flash

Historia prekëse e Jay Stansfield, do të mbajë numrin 9 të Exeter: klubi e kishte tërhequr pas vdekjes së të atit

Lapsi.al 4 September 2022
Historia prekëse e Jay Stansfield, do të mbajë numrin 9 të

Një histori që ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. Futbollisti i ri anglez Jay Stansfield firmosi për Exeter City dhe mori numrin 9, një fanellë speciale për të dhe klubin. Në vitin 2010, skuadra angleze e kategorisë së tretë angleze, League One, e tërhoqi atë fanellë në respekt për ish-sulmuesin Adam Stansfield, i cili humbi betejën me kancerin në moshën 31-vjeçare. Ky numër, në orët e fundit, i është dorëzuar Jay Stansfield, djalit të Adamit.

Klubi i Exeter njoftoi ardhjen e 19-vjeçarit të premten në mbrëmje. Sulmuesi i bashkohet skuadrës së Taylor për një sezon në huazim nga skuadra e Premier League Fulham. Prezantimi i tij në St James Park i emocionoi të gjithë. Jay, në fakt, do të mbajë veshur fanellën me numrin 9, të njëjtën fanellë që klubi kishte zgjedhur ta tërhiqte pas vdekjes së babait të tij.

Adam Stansfield, që shënoi 39 gola në 160 paraqitje për Exeter, ndërroi jetë në gusht 2010 pas një beteje të vështirë me kancerin. Babai i Jay ishte shtruar në spital në fund të marsit 12 vjet më parë, pasi u diagnostikua me kancer në zorrë. Lojtari kishte përjetuar një shqetësim abdominal dhe i ishte nënshtruar një sërë testesh, më pas erdhi edhe zbulimi i hidhur. Fatkeqësisht, pas disa muajsh ai humbi betejën për jetën. Adam e filloi karrierën e tij profesionale në Yeovil në 2001, më pas luajti për Hereford dhe në fund për Exeter.

JAY: "SHPRESOJ TA BËJ ATË KRENAR"

Pas vdekjes së tij, klubi vendosi të tërheqë fanellën me numrin 9, por tani ajo do t'i përkasë djalit të tij. Për Jay do të thotë shumë: “Do të thotë shumë. E dija se presioni do të ishte i lartë si nëse do të kisha fanellën me numrin nëntë, ashtu edhe nëse nuk do ta kisha. Kështu që mendova se ishte gjëja e duhur për mua. Do të jem krenar ta vesh dhe shpresoj të jem në gjendje të ndjek hapat e tij dhe shpresoj të shkoj përtej. Kur unë isha në Akademi dhe kur ai luante këtu, ëndërroja të luaja me fanellën me numrin nëntë. Shpresoj të mund ta bëj atë krenar”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI