Flash

Erzeni i pamundur edhe pas derbit: Teuta ende pa fitore në kampionat

Lapsi.al 3 September 2022
Erzeni i pamundur edhe pas derbit: Teuta ende pa fitore në kampionat

Një tjetër barazim në javën e tretë të Superiores dhe Erzeni mbetet i pamundur, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve, pas 0-0 me Teutën në derbin që e la formacionin e Arapit ende pa fitore. 90 minuta me shumë emocione, por aspak gola, ku në fund pika duhet ti ketë lënë të kënaqur si Kapllanin ashtu edhe Arapin.

Sfida nisi me një ritëm të ulët me pak raste, por më pas të dyja ekipet u zgjuan duke provuar. Në pjesën e dytë, Erzeni gjeti rrjetën me Nonaton, por gjyqtari e akordoi si të parregullt. Erzeni tashmë shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Teuta në tre javë numëron vetëm dy pikë.

Tekniku i durrsakëve Arapi mundohet të jetë pozitiv: “Duhet ta shikojë gotën plot. e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. duke pasur edhe parasysh që kanë lojtarët të shpejtë, ne u munduam që të qarkullonim sa më shumë topin. Vështirësinë më të dhe e pashë te organizimi".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI