Flash

U sulmuan për shëndetin, Mihajlovic i kthehet urryesve të rrjeteve sociale: "Jeni m**rat e zakonshëm, njerëz pa b**e"

Lapsi.al 3 September 2022
U sulmuan për shëndetin, Mihajlovic i kthehet urryesve të

Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajlovic, gjatë konferencës së shtypit në vigjilje të ndeshjes me Spezian, ka folur për urryesit e testierave, të denoncuara në një postim edhe nga e bija e trajnerit serb. Në fakt, vajza e tij Viktorija kishte menduar që, me një postim në Instagram, t'i përgjigjej njëlloj 'haters' që kishin sulmuar Sinisha Mihajlovic në rrjetet sociale, pas fillimit të dobët të kampionatit nga Bolonja, duke iu referuar shëndetit të tij. Trajneri kuqeblu përsëriti konceptin në konferencën për shtyp, duke i përcaktuar urryesit e tastierës: "M**rat e zakonshëm... që fshihen. Njerëzit pa b**e".

Në postimin në Instagram, e bija e trajnerit kishte folur qartë: “Këto gjëra nuk i shkruaj kurrë në rrjetet sociale, nuk kam humbur kohë me njerëz që fshihen pas tastierës për të shfryrë gjithë zhgënjimin e tyre. Por besoj se kur arrihet kufiri ose tejkalohet, dicka duhet thënë. Nuk e shoh të drejtë të përzihet puna me jetën private. Doni të ofendoni babin tim nga pikëpamja e punës jeni të lirë ta bëni. Zot na ruaj. Por kur pastaj vjen puna te familja, shëndeti e shumë gjëra të tjera që kam lexuar, jo. Nuk e pranoj më. Ajo që shkruani është e turpshme, kujtohuni që po flasim për një burrë, një baba. Kujtohuni që ka djem të përfshirë që mund të lexojnë atë që shkruani dhe të mbeten të goditur. Më vjen turp për ju".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI