Flash

"Nuk është një skuadër eksperte": Colella e quan Partizanin të pa mësuar me administrimin e vendit të parë

Lapsi.al 3 September 2022
"Nuk është një skuadër eksperte": Colella e quan

"Euforia? Ky është vërtet një problem. Nuk është një skuadër eksperte që të mund të menaxhojë situata të tilla të kampionatit, por do të mësojmë”. Tekniku i Partizanit, Colella, e quan Partizanin të pa mësuar me kryesimin e kampionatit, duke harruar se brenda organikës aktuale ka lojtarë të të gjithë respektit që kanë njohur mirë trofetë, Hoxha e Telushi sa për shembull. Ndoshta kjo është mënyra e italianit për të mbajtur me këmbë në tokë skuadrën përpara transfertës së të dielës me Bylis, por fakt është se të kuqtë kryesojnë kampionatin me 6 pikë, edhe pa e luajtur ndeshjen e tyre të javës së tretë dhe kryesimi i kërcënohet vetëm nga kundërshtari i ndeshjes, që e ndjek me 4 pikë: “Përballemi me një skuadër të vështirë sidomos në ndeshjet që luan në shtëpi - tha Colella -. I kam ndjekur dhe janë një ekip i mirorganizuar, kanë shumë grintë. E rëndësishme është që ne ta përballojmë këtë ndeshje gjithmonë në të njëjtën mënyrë si kemi bërë deri tani. E respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të kemi përqëndrim maksimal”.

Tekniku ka lajmëruar se ndryshimet në formacion, në krahasim me ndeshjen e dytë kundër Laçit: “Mendoj që do të kemi disa ndryshime në formacion, si rezultat i problemeve fizike. Gjithsesi nuk e di nëse do të kem gjithnjë një formacion fiks në çdo ndeshje - tentoi të përziente letrat Colella, duke u deklaruar i kënaqur edhe me merkaton që u mbyll në orët e fundit të gushtit -. "Ne prisnim vetëm një mbrojtës qendre, ai erdhi dhe mendoj që skuadra është e kompletuar dhe do të vazhdojmë përpara. Jemi të kënaqur me organikën e skuadrës dhe tashmë pres që të gjithë lojtarët të japin gjithmonë 100% e tyre”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI