Flash

Lëvizje e pabesueshme ditën e fundit të merkatos: Chelsea mund të firmosë me Neymar

Lapsi.al 1 September 2022
Lëvizje e pabesueshme ditën e fundit të merkatos: Chelsea mund

Një lajm që nëse konfirmohet mund të shqetësojë 24 orët e fundit të kësaj merkato të çmendur verore: Chelsea ka mundësinë të përfundojë një marrëveshje të pabesueshme duke nënshkruar me yllin brazilian Neymar nga Paris Saint-Germain përpara mbylljes së afatit të transferimeve të planifikuar për të sonte. Pronari i ri i bluve Todd Boehly, pasi shpenzoi 260 milionë euro, është gati t'i jepë teknikut Thomas Tuchel edhe qershinë e vërtetë mbi tortë.

Lajmi bombë është dhënë nga Daily Mail, që foli për disa ndërmjetës që kishin propozuar marrëveshjen e Neymar për pronësinë e re amerikane të Chelsea. PSG gjithashtu mund të tregohet e hapur për shitjen e brazilianit, por është e qartë se duke marrë parasysh kostot e mundshme të operacionit, është e vështirë të mendohet se një marrëveshje mund të gjendet në më pak se 36 orë. Pas finalizimit të blerjes së Fofanës nga Leicester (70 milionë paund), drejtuesit londinezë do të fokusohen te Aubameyang. Por mundësia për të marrë Neymar ngacmon shumë në anët e Stamford Bridge...

Daily Mail flet për një PSG që dëshiron absolutisht të shmangë shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar dhe duke qenë se ka shpenzuar më shumë se 130 milionë euro për të firmosur me Vitinha, Nuno Mendes, Fabian Ruiz, Renato Sanches, Nordi Mukiele dhe Carlos Soler, po përpiqet të heqë qafe pagat e rënda. Por nga Parisi, për shitjen e mundshme të Neymar te Chelsea, ka vetëm mohime: sipas mediave franceze, klubi në fakt ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin brazilian, duke i cilësuar si zëra të thjeshtë lajmet që vijnë nga tabloidet angleze.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI