Flash

Video/ Vlahovic e Milik shpëtojnë një Juventus 'anemik', Allegri shkelmon reklamat: ngec Napoli

Lapsi.al 31 August 2022
Video/ Vlahovic e Milik shpëtojnë një Juventus

Juventus kthehet të fitojë pas dy ndalesave radhazi, por pavarësisht 2-0 me të cilën kalon Spezian në javën e katërt të Serie A skuadra e Allegrit nuk bind. Vlahovic përsëritet nga goditja e dënimit, duke e bërë të thjeshtë për Juventus në fillim të takimit, ndërsa Milik mbyll llogarinë duke i dhënë fund vuajtjeve të bardhezinjve, që mes dy golave patën rënie të theksuar ritmi e idesh. Ndalon edhe Napoli, që nuk shkoi më shumë se 1-1 përballë Lecces.

JUVENTUS 2-0 SPEZIA

Pas dy barazime radhazi, Juventus rikthehet te fitorja. Në javën e katërt të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti 2-0 Spezian dhe ngjitet në kuotën e tetë pikëve si Milani, Lazio dhe Napoli. Në Stadium bardhezinjtë e nisën mirë dhe zhbllokuan ndeshjen falë një tjetër goditje dënimi të përsosur nga Vlahovic (9'), por më pas humbën ritmin në mënyrë dramatike dhe vuajtën shumë. Goli që e bëri të sigurt rezultatin mban firmën e Milik në kohën shtesë (91'). Problemi më i madh për Allegrin, që pa të rikthehet në fushë Di Maria si zëvendësues, është dëmtimi i rëndë i Szczesny, që doli nga fusha me barrelë dhe në lot.

NAPOLI 1-1 LECCE

Në javën e katërt të Serie A, Napoli nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Leçes, duke u ndalur në 8 pikë e duke humbur kontaktin me Romën në krye të renditjes. Spalletti zgjodhi një turnover të madh dhe skuadra e vuajti. Në të 25' Meret priti një penallti ndaj Colombos dhe pas 2 minutash Elmas zhbllokoi ndeshjen nga fare pranë. Ish-sulmuesi i Milanit Colombo e justifikoi veten duke gjetur golin e parë në A, që vlen barazimin, me një goditje me të majtën në hyrje të zonës që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave (31'). Në pjesën e dytë sulmi i napoletanëve nuk dha asnjë fryt dhe dy skuadrat ndanë pikët.

Italy Serie A

Empoli 1-1 Verona

Sampdoria 1-1 Lazio

Udinese 1-0 Fiorentina

Juventus 2-0 Spezia

Napoli 1-1 Lecce

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI