Flash

Zyrtare/ Milan ndryshon pronësi: 1,2 miliardë euro e kalojnë klubin totalisht në 'duart' e Gerry Cardinale

Lapsi.al 31 August 2022
Zyrtare/ Milan ndryshon pronësi: 1,2 miliardë euro e kalojnë
Dorëzimi i shumëpritur më në fund ka ardhur: nënshkrimet e fundit janë vendosur dhe një shënim zyrtar ratifikon ndryshimin e pronësisë së AC Milan. 99.93% e aksioneve të kuqezinjve kalojnë nga duart e familjes Singer (pronar i fondit Elliott), te Gerry Cardinale (themeluesi i RedBird). Një zinxhir korporatash ka lehtësuar tranzicionin: 1.2 miliardë euro është shuma totale e operacionit, por RedBird do të paguajë vetëm 600 milionë falë një 'vendor loan' (borxhi i blerësit ndaj shitësit, ose më saktë i financuar nga vetë Elliott) me interes vjetor në 7%. Investitorët që kanë lejuar fondin të përfundojë blerjen e Milanit janë të shumtë dhe të famshëm: një nga më kryesorët është familja Steinbrenner, pronare e New York Yankees. Yankee Global Enterprises, thuhet në shënimin e kompanisë, "hyn në një partneritet strategjik dhe blen aksione të pakicës". Ndër investitorët e tjerë, edhe fondi kalifornian Main Street Capital, nga i cili kalojnë paratë e LeBron James. Pjesë e konsorciumit është edhe sipërmarrësi italian Riccardo Silva, i cili ndër të tjera është pronar i Miami FC. Scaroni duhet të mbetet president, ndërsa Gazidis duket se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij që skadon në nëntor. Sigurisht që klubi i ri (i vjetër) do të duhet të përballet me sfida gjithnjë e më ambicioze: të afirmojë markën kuqezi në krye të Evropës, të mbrojë trengjyrëshin në gjoks dhe të zgjidhë cështjen e stadiumit të ri. Gerry Cardinale është fytyra e pronarit të ri dhe ai do të prezantohet në universin e AC Milan në orët e ardhshme në dhomën e shtypit. Gjithsesi, kurorëzimi do të arrijë këtë të shtunë në derbi. Ish-bankieri i Goldman Sachs do të jetë në tribunë për të parë ndeshjen e ekipit të tij kundër kushërinjve të Interit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI