Flash

"Edhe pak e do të shënoja të tretin": Mourinho tregon si iu përgjigj Dybalas gjatë zëvendësimit

Lapsi.al 31 August 2022
"Edhe pak e do të shënoja të tretin": Mourinho tregon

José Mourinho shijon fitoren me Monzën dhe kryesimin momental i vetëm në renditjen e Serie A: "Dybala? Vitin e kaluar kundër Juves në Olimpico, kur u zëvendësua, i thashë 'je i zoti, djalosh', sot i thashë të njëjtën gjë dhe ne buzëqeshëm". Duartrokitje edhe për Abraham: "Sot po. Ai luajti ashtu siç dua unë. Ai dha gjithçka, kapte topin e parë, ulej për të luajtur, krijonte thellësi. Ishte fantastik".

Special One i gëzohet tani Joyas së tij verdhekuqe. "Ndonjëherë është talenti që ndihmon një ekip, por ai është i izoluar nga skuadra. Në këtë rast Paulo është me ne. Ai është një talent i madh dhe luan me dhe për ekipin - shpjegoi portugezi për Dazn - Edhe në fazën e mbrojtjes, që sic e dimë ai nuk ka lindur për ta bërë. Kur doli më tha 'edhe pak më shumë dhe do të bëja të tretin' e unë i thashë 'bëje me Udinesen, jo sot'. Është një Paulo në rritje dhe për ne është e mrekullueshme.

Në lidhje me ndeshjen. "Ndeshja më e mirë për qetësinë e rezultatin, por ishte një ndeshje më e vështirë se sa thotë rezultati. Në pjesën e parë ata kishin më shumë zotërim të topit, një ekip interesant që me siguri do të bëjë pikë. Na u desh të ndryshonim mënyrën e presingut, na vunë në vështirësi. Pastaj me më shumë hapësirë, me përvojë, mund të shënonim edhe më shumë, por mirë, kam mundësi të lë të luajnë edhe të tjerët" e mbylli Mourinho.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI