Flash

'Snajperi' Vlahovic, një gol në çdo 19 topa të luajtur: vetëm Haaland ka bërë më mirë

Lapsi.al 30 August 2022
'Snajperi' Vlahovic, një gol në çdo 19 topa të

Max Allegri do të përforconte konceptin. Trajneri i Juventusit, të paktën me fjalë, pak rëndësi u kushton topave të prekur nga Dusan Vlahovic. “Për mua ai mund të luajë qoftë edhe një, por nëse shënon me të, jam i lumtur”. E sulmuesi serb është përshtatur mirë edhe në ndeshjen kundër Romës. Në të parin, bëri menjëherë 1-0 me një goditje dënimi të shkëlqyer me të majtën.

Pastaj pak rëndësi ka nëse, pavarësisht se luajti një ndeshje të mirë, ai ishte sërish lojtari më pak i përfshirë mes 22 atyre që e nisën nga fillimi. Megjithatë, 22 prekjet ishin një hap përpara krahasuar me nëntë në Genoa kundër Sampdorias. E nuk është se Dusan luajti aq shumë me shokët e tij në të parën kundër Sassuolos, ku shënoi dy gola: 26 topa. Këto të dhëna, nëse nga njëra anë ngrenë pikëpyetje për përfshirjen e Vlahovic në manovrën e Juventusit, nga ana tjetër nxjerrin në pah aftësitë e tij sulmuese. Serbi, në këto tre javët e para, shënon mesatarisht një gol për çdo 19 topa të prekur. Një mesatare e mahnitshme, e cila, në mesin e numrave 9 të mëdhenj të Evropës që ka rëndësi, është e dyta pas atij përbindëshi biond të quajtur Haaland.

KRAHASIMI- Sulmuesi i frikshëm norvegjez i Manchester City, 6 gola në 4 raundet e para të Premier League, shënon çdo 15 topa në dispozicion (14.8, për të qenë të saktë). E në Angli nuk vihet theksi në mënyrë obsesive për mungesën e përfshirjes së ish-lojtarit të Borussia Dortmundit në lojën e Guardiolës. Është e qartë, megjithatë, City është një nga skuadrat më produktive në botë, duke folur për ofensivën. Haaland mund të mos jetë ende i integruar në mënyrë perfekte, por falë punës së shokëve të tij ai tashmë po udhëton mesatarisht me një gola e gjysmë për ndeshje. I ndryshëm nëse cështja shtrihet tek një qendërsulmues tjetër si Karim Benzema. Ndoshta asnjë numër 9 në botë nuk është më i kompletuar se francezi i Real Madrid. Një që ka shkuar nga 5 gola në kampionat në vitin e fundit të CR7 me Blancos në 47 gola në 50 ndeshjet e fundit zyrtare me kampionët e Europës. Arsyeja është e thjeshtë: Benzema mund të bëjë gjithçka. Me Ronaldon kishte punën e pistë mbi supe, sot është sulmues total dhe jo vetëm për fazën e realizimit. Tre gola në tre javët e para të La Ligës, por edhe 202 topa të prekur kundrejt 57 të Vlahovic. Pra shtrohen dy pyetje. E para: sa do të kishte shënuar Dusan po të ishte përfshirë me Juventusin po aq sa Benzema te Real? Përgjigja thjesht statistikore: mes 10 dhe 11 golave. E dyta: përse serbi luan pak më shumë se një të katërtën e topave në dispozicion të Karim? E këtu diskutimi është teknik dhe taktik. Benzema është unik në trajtimin e topit edhe larg portës dhe Vlahovic ka ende shumë për të mësuar larg zonës kundërshtare, si në aspektin sasior ashtu edhe në atë cilësor. Nga ana tjetër, pa Di Marian, Chiesan dhe Pogba, Dusani sigurisht që nuk kishte shokë në nivelin e Modric.

TË TJERËT - Një cështje e ngjashme mund të bëhet për Lewandowskin e Barcelonës (katër gola në tre ndeshjet e para, një gol çdo 34 prekje) ose Kane i Tottenham (katër në katër, një gol çdo 42 topa të luajtur), ndër të tjera, ashtu si Benzema, sulmues shumë më me përvojë se Vlahovic. Përjashtimi që përfaqëson rregulli, megjithatë, mban emrin dhe mbiemrin e një djaloshi që Dusan e njeh shumë nga afër: Aleksandar Mitrovic. Serb dhe qendërsulmues si sulmuesi i Juves, aq sa të dy me siguri do të garojnë për fanellën e titullarit në kombëtaren e trajnerit Dragan Stoijkovic në Kupën e Botës. Mitrovic te Fulham shënoi katër gola në katër javët e para të Premier League, por pavarësisht se nuk luan në një skuadër të madhe, ai udhëton me rreth 43 topa të prekur për ndeshje. Praktikisht dyfishi i Vlahovic.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI