Flash

Pogba u mbajt peng me një pushkë offensive dhe një M16: francezi i ka paguar shantazhuesve 100.000 euro

Lapsi.al 30 August 2022
Pogba u mbajt peng me një pushkë offensive dhe një M16: francezi

Në Francë nuk ndalen zbulimet e reja për çështjen Pogba, që ka denoncuar rrëmbimin në marsin e kaluar nga një grup personash, mes të cilëve edhe vëllai i tij Mathias, që pretendonin 13 milionë euro sepse i kishin garantuar "mbrojtje" lojtarit të Juventusit. RMC Sport, duke cituar hetuesit e përfshirë në hetimet pas denoncimit të Pogba (të datës 3 gusht), zbulon se si mesfushori - gjatë marrjes në pyetje në polici - dyshohet se ka pranuar se ka paguar 100,000 euro për shantazhuesit e tij në përppjekje të mbyllnte çështjen kështu para se të kontaktonte policinë.

Gjashtë muaj më parë Pogba, në Francë për angazhimet me kombëtaren, thuhet se u mor në një apartament në Paris, pasi u afrua nga ish-të njohur në lagjen Roissy-en-Brie, ku ai u rrit si fëmijë. Dy persona me kapuç dhe të armatosur më pas e kanë mbajtur kundër dëshirës së tij nën kërcënimin e një M16 dhe një pushkë sulmi.

Lojtari i Juventusit kishte refuzuar të paguante 13 milionët e kërkuara dhe që nga ajo ditë do t'i duhej të pranonte prezencën pranë tij të një njeriu të quajtur Babacar. Nën presionin e kriminelëve, ai më pas u përpoq ta mbyllte çështjen duke paguar 100 mijë euro ndaj tyre, që megjithatë, Pogba u tha hetuesve se nuk ishin kënaqur. Në atë moment, mesfushori i ishte drejtuar policisë për të denoncuar faktin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI