Flash

Di Maria e Bonucci bëhen gati për Fiorentinën: ja kur kthehet Pogba

Lapsi.al 29 August 2022
Di Maria e Bonucci bëhen gati për Fiorentinën: ja kur kthehet

Infermieria e Juventusit ka filluar të zbrazet. Leonardo Bonucci dhe Angel Di Maria kanë punuar pjesërisht me grupin në stërvitjen para ndeshjes kundër Spezias dhe Allegri mund të fillojë të shpresojë që t'i ketë të dy lojtarët në dispozicion për ndeshjen e së shtunës në Franchi kundër Fiorentinës. Vështirë, për të mos thënë i pamundur, rikuperimi i tyre për ndeshjen në shtëpi kundër ligurëve, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje. Nicolò Fagioli gjithashtu ka rifilluar stërvitjen me pjesën tjetër të grupit, por lojtari mbetet në dalje: pista më e nxehtë është ajo e një rikthimi në huazim te Cremonese.

Di Maria është rikuperuar nga një dëmtim i shkallës së ulët në aduktorin e gjatë të këmbës së majtë, ndërsa Bonucci ka rikuperuar nga një lodhje në muskujt përkulës. Kundër skuadrës së Gottit, bardhezinjtë do të duhet të bëjnë ende me armët që kanë, me konfirmimin e Danilos në rolin e qendërmbrojtësit dhe të dyshes Kostic-Cuadrado si sulmues anësorë, por për ndeshjen e madhe kundër Fiorentinës, Allegri mund të ketë disa alternativa më shumë. Veçanërisht “Fideo” do t'i garantonte atë cilësi dhe kreativitet përpara portës që mungoi në ndeshjet kundër Sampdorias dhe Romës, duke siguruar mbështetje më të madhe ofensive për Vlahovic.

Në listën e lojtarëve në rikuperim e sipër është Paul Pogba, i cili mund të kthehet për të shijuar fushën e stërvitjes këtë javë. I ndaluar që nga faza përgatitore parasezonale për shkak të një dëmtimi të meniskut në gjurin e djathtë, francezi synon të rikthehet në dispozicion të teknikut rreth mesit të shtatorit, mes ndeshjes kundër Salernitanës dhe asaj me Benfikën në Champions League. Do të duhet pak më shumë durim, megjithatë, për të rikuperuar Federico Chiesan, pas thyerjes së kruciatit. Italiani është në rrugën e rikuperimit, por Allegri tashmë ka bërë të ditur se do të ishte i lumtur nëse lojtari do të kthehej para pushimit për Kampionatin Botëror. Pra, bëhet fjalë për fillimin e nëntorit, rreth 9 muaj pas dëmtimit të rëndë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI