Flash

“Ia kisha thënë…”: Piqué gjithnjë në pankinë me Barcelonën: pas zgjedhjeve të Xavit fshihen paratë

Lapsi.al 29 August 2022
“Ia kisha thënë…”: Piqué gjithnjë

Pique nuk luajti në ndeshjet kundër Rayo Vallecano dhe Real Sociedad, pasi Xavi Hernández zgjodhi alternativa të tjera mbrojtëse. Edhe para se Jules Koundé të regjistrohej e pavarësisht largimeve të Clément Lenglet apo Samuel Umtiti, qendërmbrojtësi historik i blaugranave nuk gjeti asnjë hapësirë. Nënshkrimi me Andreas Christensen, përveç pranisë së mëparshme të Eric Garcías dhe veçanërisht Ronald Araujos, i kanë mbyllur cdo derë Pique. Pastaj Koundé do të rrisë konkurrencën dhe Marcos Alonso do të jetë në gjendje ta komplikojë situatën edhe më shumë.

Pique ka luajtur 40 ndeshje sezonin e kaluar dhe është një nga kapitenët e skuadrës. Por tashmë ai e ka gjetur veten me një konkurrencë të madhe dhe mbi të gjitha nuk i përshtatet planeve të trajnerit të tij, i cili dukshëm preferon opsione të tjera. Kështu që ish-bashkëshorti i Shakirës përballet me një sezon të ndryshëm dhe të komplikuar që mund të përfundojë të jetë çelësi i së ardhmes së tij.

“Kam biseduar me të pak para se të shkoj me pushime. I thashë se do të forcoheshim dhe se nuk do të ishte e lehtë. Kemi luajtur dy ndeshje. Ai është një lojtar që mund të na ndihmojë në një lloj tjetër roli. Ka konkurrencë për të gjithë dhe unë përpiqem të zgjedh mënyrën më të mirë për të fituar ndeshjet", tha dje Xavi Hernández. Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin e Barçës. Siç dihet, ai ka refuzuar shkurtimin e mëtejshëm të pagës dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore e mosaktivizimit të tij. Megjithëse mbetet për t'u parë nëse një lojtar me karakteristikat e tij, i cili është mësuar gjithmonë të jetë mes emrave të mëdhenj, do të jetë në gjendje të qëndrojë për një kohë të gjatë në rolin e rezervës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI