Flash

VAR i anulloi penalltinë në të 93' Vllaznia shënoi golin e fitores në të 94': shembet në fund Kukësi

Lapsi.al 28 August 2022
VAR i anulloi penalltinë në të 93' Vllaznia shënoi

Një ndeshje dramatike në kuptimin e parë të fjalës në Loro Borici. Vllaznia ka mundur Kukësin 2-1 me finale emocionuese, ku pak sekonda pasi VAR i anulloi penalltinë Herald Marku shënoi golin e fitores. Një ndeshje e cuditshme ku shkodranët mund të udhëhiqnin me goleadë, deri kur pësuan barazimin e Zivkovic, me Kukësin që kishte mundësi edhe ta fitonte ndeshjen.

Shkodranët dominuan pjesën e parë dhe goli i shënuar nga Heriç ishte rrjedhoje e një loje ofensive e cila pa ekipin vendas të godiste dy herë, në fillim traversën e më pas shtyllën. Shkodranët koleksionuan rastet, duke gabuar rregullisht përpara Tafas, kur Kukësi ishte inekzistent, vuajti zotërimin e topit të kundërshtarit dhe nuk arriti asnjëherë të ishte i rrezikshëm me përjashtim të goditjes me kokë të Gyasi.

Lëvizjet e Gegës me aktivizimin e Zivkovic dhe hyrjen e Kotes ndryshuan situatën dhe goli i kroatit në krosimin e Gyasi i dha tjetër drejtim ndeshjes. Shkodranët u fikën, ndërsa Kukësit mund të kishte shënuar edhe golin e avantazhit në fund me Peposhin. Shtesa e ndeshjes solli dramën e vërtetë. Fillimisht kuqeblutë panë t’u anulohej një penallti pas ndërhyrjes së VAR e më pas erdhi goli në limite i Markut, që vulosi tre pikët e para për ekipin e Josës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI