Flash

F1 Belgjikë: Triumf nga vendi i 14, Verstappen nuk ka rivalë. Makina e Hamilton ngjitet mbi të Alonsos: Çfarë idioti"

Lapsi.al 28 August 2022
F1 Belgjikë: Triumf nga vendi i 14, Verstappen nuk ka rivalë. Makina e

Max Verstappen fiton me rikuperim GP të Belgjikës, faza e katërmbëdhjetë e Kampionatit Botëror të F1. Piloti holandez i Red Bull, gjithnjë e më shumë lider i përgjithshëm, rrëmben suksesin përpara shokut të tij të skuadrës Sergio Perez dhe Ferrarit të Carlos Sainz. Rikuperimi i Leclerc, i cili e nisi i pesëmbëdhjeti pas Verstappen, përfundoi me vendin e gjashtë, për shkak të një penaliteti, pas Mercedesit të Russell dhe Alpine të Alonsos.

Një sukses i padiskutueshëm, me një rikuperim spektakolar dhe shkalla e parë e podiumit e pushtuar pa asnjë diskutim. Një vit pas skandalit të garës që nuk u zhvillua, kampioni në fuqi i Botës merr vendin e parë me forcë dhe vullnet, duke u lënë vetëm pluhurin të tjerëve. I nisur nga vendi i 14-të për shkak të dënimit të vendosur ndaj tij për ndryshimin e njësisë së fuqisë, Verstappen jo vetëm që arriti të rikuperonte në pak më pak se 12 xhiro (me Safety Car të futur në xhiron e dytë për shkak të kontaktit Latifi-Bottas), por edhe i la pas rivalët me mbi 17 sekonda për Perez dhe 26 për Ferrarin e Carlos Sainz. Një garë e dominuar dukshëm nga holandezi, i cili tani po largohet gjithnjë e më shumë nga Leclerc.

Në garën tjetër, atë të “normalëve”, Sergio Perez e mbylli i dyti përpara një Carlos Sainz që e nisi shumë mirë dhe, më pas, u detyrua t’i jepte vendin Red Bullit. Meksikani është gjithashtu me fat pas një fillimi për tu harruar, i kaluar nga Alonso dhe Hamilton të cilët më pas penguan njëri-tjetrin me britanikun të detyruar të tërhiqet pas kontaktit me spanjollin. Pas Red Bullit dhe Ferrarit pozicionohen Russell dhe Alonso, pastaj në top 10 edhe Ocon, Vettel, Gasly dhe një Albon befasues.

Një ditëlindje për t'u harruar për Valtteri Bottas, i cili u detyrua të tërhiqej në xhiron e dytë për shkak të një kontakti me Latif që bëri që Alfa Romeo e tij të përfundonte jashtë pistës. I njëjti fat për Hamilton, që mori ulërimat e Alonsos në komunikimet radiofonike me ekipin për një parakalim të rrezikshëm që bëri W13 e "Mbretit të Zi". Leëis Hamilton guxoi një parakalim ndaj Alonsos, duke i mbyllur krahun. Mercedesi i tij u ngjit mbi Alpinen e spanjollit, që shfryu inatin: "Cfarë idioti".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI