Flash

Pogba i kërcënuar nga i vëllai me një video, në shënjestër edhe Mbappe: "Objekt i kërcënimeve dhe shantazheve"

Lapsi.al 28 August 2022
Pogba i kërcënuar nga i vëllai me një video, në

Mbrëmjen e së shtunës u publikua një video në të cilën Mathias, vëllai i Pogba premtonte zbulime "shpërthyese" për Paul, ndërsa avokatët e mesfushorit të Juventusit kanë bërë të ditur se një hetim është duke u zhvilluar.

Jo vetëm telashet fizike, por edhe një konflikt familjar po e komplikojnë këtë fillim sezoni për Paul Pogba. Avokatët e mesfushorit të Juventusit në fakt kanë lëshuar një deklaratë për të sqaruar një situatë të krijuar mbrëmjen e së shtunës, pas përhapjes përmes rrjeteve sociale të një videoje të çuditshme nga vëllai i Paul, Mathias: “Deklaratat e fundit të Mathias Pogba në rrjetet sociale fatkeqësisht nuk janë një befasi - shkruajnë avokatët francezë -. Atyre u shtohen kërcënimet dhe tentativat për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba". Më pas bëhet e ditur se autoritetet italiane dhe franceze po punojnë tashmë për këtë çështje dhe se nuk do të ketë deklarata të mëtejshme për hetimet në vijim.

Mathias është vëllai më i madh i Paul. Edhe ai futbollist, por aktualisht një lojtar i lirë. Në videon në fjalë ai premton zbulime “shpërthyese” për vëllain e tij të famshëm, menaxheren e tij Rafaela Pimenta e deri tek Kylian Mbappé.

Fjalët e tij lënë pak vend për interpretim: "Së shpejti do të bëj zbulime të mëdha për vëllain tim Paul Pogba dhe për Rafaela Pimenta, menaxheren e tij, shoqen, të besuarën e tij. Ajo që sot quhet gruaja më e fuqishme në futboll dhe që vëllai im e quan nëna e tij e dytë, sikur të mos i mjaftonte një nënë - dëgjohet në videon e publikuar përmes Instagramit - E gjithë bota, si dhe tifozët e vëllait tim dhe aq më tepër ata të Francës dhe Juventusit, bashkëlojtarët dhe sponsorët e tij e meritojnë të dijnë disa gjëra. Për të vendosur nëse ai meriton admirimin, respektin dhe dashurinë e publikut. Nëse ai meriton vendin e tij te Francë dhe nderin për të luajtur në Kupën e Botës. Nëse ai meriton të jetë titullar i Juventusit, nëse ai është një person i besueshëm. Do të tregoj për gjëra shumë të rëndësishme edhe për Kylian Mbappe, yllin e futbollit botëror dhe do të ketë elemente dhe dëshmi për të vërtetuar fjalët e mia. E gjitha kjo rrezikon të jetë shpërthyese dhe të bëjë shumë zhurmë. Gjithçka do të zbulohet në kohën e duhur”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI