Flash

Mourinho i sinqertë: "Në pushim i thashë lojtarëve 'Më vjen turp prej jush'"

Lapsi.al 28 August 2022
Mourinho i sinqertë: "Në pushim i thashë lojtarëve

"Çfarë i thashë Allegrit? Nuk e di nëse mund t'iu them të njëjtat fjalë që i thashë atij. "Kishim një fat të madh në pjesën e parë dhe diçka më shumë në të dytën". Kështu është shprehur Josè Mourinho, për mikrofonat e Daznit, pas ndeshjes Juve-Roma: "Në interval u thashë të mijve se më vinte turp prej tyre dhe ekipit. Në pjesën e dytë ishte ndryshe, problemi është të kuptojmë përse jo edhe në pjesën e parë. Nuk është problem taktikash, por qëndrimi. Në pjesën e parë në pankinë i thashë Salvatores (Foti) të lutej që pjesa e parë të përfundojë 1-0. Ua thashë edhe lojtarëve."

“Nëse e analizoj ndeshjen, në fund e merituam të shënonim. Jam i kënaqur me rezultatin, sepse një pikë është mirë për ne”. Trajneri i Romës komentoi për barazimin kundër Juves në Torino: "Pas pjesës së parë i thashë skuadrës se më vinte turp prej tyre, për qëndrimin e tyre. Nuk mund të vini këtu kështu. Në pjesën e parë, përfundoni vetëm 1- 0 ishte një rezultat fantastik. Ishim me fat, sepse Juve mund ta mbyllte ndeshjen”, shtoi ai.

“Mund të gabosh në mënyrë të izoluar, si për goditjen e dënimit në golin e Vlahovic. Por ne kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ka qenë një lojë ndryshe, fatkeqësisht kisha pak zgjidhje sulmuese në stol, sepse historia mund të ishte ndryshe. Unë jam me atë që është në shtëpi. Ndeshja ngjan me ato të vitit të kaluar në fillim. Menjëherë gabim në fillim. Duhet të rritemi në këtë drejtim. Ne kemi nevojë për njerëz që të vijnë për pankinën dhe që lojtarët e tjerë të kenë konkurencë. Karsdorp nëse nuk bën mirë hyn Celik dhe Spinazzola e njëjta gjë me Zaleëskin. Përpara fatkeqesisht jo, kisha frike nga kartonat e verdhë për Cristante dhe Matic. Për këtë arsye një pikë është mirë për ne".

“Allegri, pavarësisht problemeve që ka, ka mundur të fusë në fushë Milik, Kean dhe McKennie”, tha Special One. Në lidhje me ardhjen e afërt të Belottit, Mourinho tha: "Na mungon Zaniolo, le të shohim nëse nesër dikush që mund të na ndihmojë dhe ta shtyjë Abrahamin të bëjë më shumë. Sepse sot ai foli më shumë me ju sesa luajti ndeshjen" dhe në fund ai rezervoi komplimentet e tij për drejtimin e ndeshjes nga Irrati: “Arbitër i madh, për mua bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, këtë ndjesi kisha në fushë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI