Flash

Video/ Manchester United rrëmben fitoren e dytë radhazi: vendosi Fernandes, vetëm 25 minuta për Ronaldon

Lapsi.al 27 August 2022
Video/ Manchester United rrëmben fitoren e dytë radhazi: vendosi

Manchester United shënoi fitoren e dytë radhazi në Premier League falë suksesit 1-0 ndaj Southampton. Në stadiumin St. Mary, vendosi një ndeshje me pak raste shënimi goli, në minutën e 55-të, i Bruno Fernandes, në sugjerimin e Dalot. E nisi nga pankina Cristiano Ronaldo, që luajti gjysmën e pjesës së dytë, ndërsa në fund erdhi edhe debutimi i Casemiros, në fushë nga minuta e 80'. Ten Hag ngrihet në 6 pikë, duke kaluar Saints të palëvizshëm në kuotën 4.

Dy të dhëna mund të bëjnë një provë: Manchester United fillon të ingranohet në Premier League. Nëse 2-1 kundër Liverpool u kishte dhënë entuziazëm Djajve të Kuq, duke lëvizur renditjen, fitorja e vuajtur, por thelbësore 1-0 ndaj Southampton duket se do t'i fusë në korsinë e duhur përfundimisht të besuarit e ten Hag. Në stadiumin St. Mary's, pak raste shënimi, sidomos në pjesën e parë: miqtë iu afruan disa herë avantazhit në të njëjtin aksion, me Elanga, Bruno Fernandes dhe Eriksen të bllokuar nga Bazunu dhe Salisu. Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, Saints mund t'i ndëshkonin me Bella-Kotchap, i pasaktënga fare pranë, në zhvillimet e një goditje këndi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 55-të: krosimi i Dalot nga e djathta gjeti goditjen fluturimthi të Bruno Fernandes, që përfundoi në këndin e ulët pa i lënë mundësi Bazunut. Avantazhi 0-1 i miqve, megjithatë, rezistoi edhe falë pritjes së shkëlqyer të de Geas ndaj Aribos. Në minutën e 68-të, ten Hag vendosi se ishte koha e Cristiano Ronaldos, por portugezi nuk arriti të shënojë, ndërsa 12 minuta më vonë erdhi edhe debutimi me fanellën e Manchester Unitedit të Casemiros, që në minutën e 80-të mori vendin e Elangas. Në bilbilin e trefishtë, marrin frymë lehtësisht Manchester United dhe ten Hag, të cilët me këtë fitore ngjiten në 6 pikë. Djajtë e Kuq kaluan Southampton në renditje, të ndalur në 4 pas humbjes së tyre të dytë në Premier League.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI