Flash

E kishin vendosur prej dy javësh, grabitet me vinç statuja e Haaland: ishte shumë…e shëmtuar

Lapsi.al 27 August 2022
E kishin vendosur prej dy javësh, grabitet me vinç statuja e

Statuja prej tre metrash kushtuar Erling Haaland në qytetin e tij të lindjes, Byrne, në Norvegji, është vjedhur. Figura kushtuar qendërsulmuesit të Manchester City, e skalitur tërësisht nga një trung peme, kishte qenë në qendër të shumë ankesave për mungesën e ngjashmërisë me atë që ajo duhej të përfaqësonte.

Hajdutët duhet të kenë përdorur një vinç dhe në mes të natës e kanë shkulur statujën nga vendi i saj. Siç raporton Sun, skulptura iu porosit skulptorit të famshëm të drurit Kjetil Barane nga biznesmeni Tore Sivertsen, i cili shpenzoi rreth 10 mijë paund. Duhet thënë se edhe ai e kishte pranuar se ajo ishte padyshim e shëmtuar. Statuja ishte instaluar dy javë më parë me planin për ta nxjerrë në ankand për të financuar një spital në Tanzani.

Sivertsen bëri disa deklarata për tabloidin britanik: “Ne jemi të gjithë jashtëzakonisht krenarë për Erling dhe mendova se do të ishte mirë të porosisja një statujë për nder të tij për t'i bërë respektin. Disa janë ankuar se ajo është shumë e shëmtuar, por le ta pranojmë, Erling është një krenari, por nuk është një djalë i pashëm. Por jam shumë i tronditur që dikush kishte vendosur ta vidhte".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI