Flash

Champions, ja kalendari i ndeshjeve: start tronditës, menjëherë Psg-Juve, Inter-Bayern e Napoli-Liverpool

Lapsi.al 27 August 2022
Champions, ja kalendari i ndeshjeve: start tronditës, menjëherë

UEFA më në fund ka publikuar kalendarin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Fillon fuqishëm për italianet me Juventusin që do të përballet menjëherë me Psg të martën më 6 shtator, ndërsa Interi do të presë Bayern Munich dhe Napoli përplaset me Liverpool sërish të mërkurën në datë 7. Për Milanin e para është në transfertë në Salzburg, ndërsa do të përballet me Chelsean në datën 5 dhe më 11 tetor, fillimisht në Stamford Bridge dhe më pas në San Siro.

Milani dhe Interi do të luajnë në ditë të ndryshme: kuqezinjtë do të luajnë në të njëjtën kohë me Juventusin, ndërsa zikaltrit në një kohë me Napolin. Skuadra kampione e Italisë e hap dhe e mbyll me Salzburgun, ndërsa sfidën e fortë me Blues do ta ketë në fillim të tetorit. Nga ana tjetër, Dinamo e Zagrebit do të ngjitet në skenë në San Siro më 14 shtator në orën 18:45, ndërsa rikthimi në Kroaci është planifikuar për më 25 tetor.

Interi, pas Bayernit, do të fluturojë në Republikën Çeke në Plzen (13 shtator) dhe më pas do të ketë një përplasje me Barcelonën tetë ditë më vonë (në shtëpi më 4 tetor, në Camp Nou më 12). Në fund do të presë Viktoria Plzen më 26 tetor dhe do ta mbyllë në Mynih më 1 nëntor. Fillim i vështirë edhe për Juventusin që do të hapë grupin me ndeshjen në Paris dhe më pas do të përballet me Benfikën dhe Mackabi Haifën. E fundit, në 2 nëntor në Stadium ndaj parisienëve, ku Allegri shpreson të shkojë me kualifikimin e marrë.

Napoli, pas Liverpool, do të fluturojë për në Skoci te Rangers, ndërsa ndeshja delikate me Ajax, do të luhet e para në Amsterdam. Ndeshja e fundit e Grupit A në Anfield Road më 1 nëntor.

KALENDARI I PLOTË

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI