Flash

Shorti i Champions, sfida gjigantësh e grupe të hekurta: ja verdikti i goglave në Stamboll

Lapsi.al 25 August 2022
Shorti i Champions, sfida gjigantësh e grupe të hekurta: ja verdikti i

Shorti i grupeve të Champions League 2022/23 i ka njohur kundërshtarët të gjitha skuadrave që janë të impenjuara në kompeticion. Përplasje të mëdha e grupe të hekurta, që ja kanë bërë vigjiljen e turneut të etheshme shumë skuadrave. Grupi më i fortë është padiskutim ai C ku Inter e gjeti veten mes Bayern Mynih e Barcelonës, e pak rëndësi ka nëse e katërta është Viktoria Plzen.

Nga vazo e parë, Milan është përfshirë në Grupin E me Chelsea, Salzburg e Dinamo Zagreb. Në vazon e dytë Juventus peshkoi Psg, Benfica e Maccabi Haifa, ndërsa Napoli përfundoi në Grupin A me Liverpool, Ajax e Rangers.

Nuk ka shkuar keq për anglezët, ndonëse më të vështirën e ka marrë përsipër Manchester City. Në vazon e parë, të besuarit e Guardiolës janë shortuar me Sevilla, Dortmund e Copenhagen në Grupin G. Për Liverpool, edhe pse vazo e dytë, një short familjar, duke qenë se në Grupin A ka peshkuar Ajax e Napolin, bashkë me Rangers për një derbi britanik. Chelsea është përfshirë në Grupin E bashkë me Milan, por Salzburg e Dinamo Zagreb nuk duken impenjative për skuadrën e Tuchel.

I ekuilibruar e tepër i fortë ndonëse pa emra të mëdhenj Grupi D, ku Tottenham i Contes është më i akredituari, por duhet të bëjë llogaritë me Eintracht Frankfurt, fituesi i Europa League sezonin e ardhshëm, Sporting e Marseille. Buzëqesh Real Madrid në krye të Grupit F, ku Leipzig, Shakhtar e Celtic nuk duket se shqetësojnë Blancos të Ancelottit.

DATAT E FAZAVE TË GRUPEVE

6-7 shtator: dita e parë

13-14 shtator: dita e dytë

4-5 tetor: dita e tretë

11-12 tetor: dita e katërt

25-26 tetor: dita e pestë

1-2 nëntor: dita e gjashtë

7 nëntor: Shorti i raundit të 16-të

14-15 dhe 21-22 shkurt 2023: ndeshjet e para të raundit të 1/8

7-8 dhe 14-15 mars 2023: ndeshjet e dyta të raundit të 1/8

17 mars 2023: Shorti i çerekfinaleve dhe çiftet gjysmëfinale

11-12 prill 2023: ndeshjet e para çerekfinale

18-19 prill 2023: ndeshjet e kthimit çerekfinale

9-10 maj 2023: ndeshjet e para gjysmëfinale

16-17 maj 2023: ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve

10 qershor 2023: finalja në stadiumin Ataturk në Stamboll

KRITERET E SHORTIT

-32 skuadra marrin pjesë në short: 26 të kualifikuara me të drejtë dhe gjashtë fituesit e playoff-it.

-Ekipet janë të ndara në katër grupe. Vazo 1 përfshin kampionin në fuqi, fituesin e UEFA Europa League dhe fituesin e kampionatit të vendit të gjashtë më lart të renditur që nuk u kualifikua përmes një prej titujve 2021/22; Vazo 2-4 përcaktohet nga renditja e klubeve.

-Sipas çifteve për kombet, Interi dhe Juventusi nuk do të mund të luajnë kurrë në të njëjtën mbrëmje dhe e njëjta gjë vlen edhe për Milanin dhe Napolin.

-Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetri të së njëjtës federatë.

- Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Këtë vit, faza e grupeve do të luhet në tetë javë për të përkuar me Kupën e Botës FIFA 2022.

- Dy të parat e secilit grup kualifikohen për në fazën e 1/8.

- Vendet e treta në secilin grup do të shkojnë në play-off për fazën me eliminim direkt të UEFA Europa League, ku do të përballen me të dytat e klasifikuara në grupet e UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI