Flash

Në Prishtinë luhet për historinë: Ilir Daja e Ballkani duan grupet e Conference League

Lapsi.al 25 August 2022
Në Prishtinë luhet për historinë: Ilir Daja e Ballkani duan

Ilir Daja është një hap larg historisë me Ballkanin e tij, ose më saktë 90 minuta larg zonës së grupeve të Conference League, ku i mjafton vetëm të mbrojë 2-1 e arritur në transfertë ndaj Shkupit për të përmbushur një mision të jashtëzakonshëm. Në derbin shqiptar në Europë, ish-tekniku i Partizanit do të ketë me vete gjithë entuziazmin e stadiumit Fadil Vokrri, kur Ballkani të zbresë në fushë për të sfiduar Shkupin të enjten në orën 20, në playoff-in e turneut.

Asgjë nuk është e mbaruar në fakt, pavarësisht fitores në ndeshjen e parë, me bardheblutë që me një gol do të barazonin rezultatin, duke qenë se nuk vlen më rregulli i golit në fushën kundërshtare. E megjithatë, mënyra se si Ballkani përmbysi ndeshjen e parë kundër Shkupit i ka bërë optimistë kosovarët, se do të jenë ata skuadra që do të shkojë në grupet e Conference League. Golit të Adetunjit në minutën e 19, iu përgjigjën Rrahmani në të 23 e Korenica në të 67, duke e cuar Dajën një hap nga historia.

Për teknikun është një revansh pas aventurës së pasukesshme me Partizanin, duke marrë një outsider si Ballkani për të cuar në fazën e grupeve. Daja nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në krahasim me skuadrën që doli fituese në përballjen e parë, por shpreson që pas Skënderbeut, të provojë grupet e një kompeticioni europian me një tjetër skuadër shqiptare…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI