Flash

Another day in... Hannover: klubi gjerman firmos me djalin e Phil Collins

Lapsi.al 24 August 2022
Another day in... Hannover: klubi gjerman firmos me djalin e Phil Collins

Një blerje që është e destinuar të bëjë zhurmë: ndoshta jo për cilësitë e jashtëzakonshme të lojtarit, por për shkak të famës së të atit, pavarësisht se nuk lidhet me futbollin. Hannover ka nënshkruar me 18 vjecarin Matthew Collins, djali i vogël i këngëtarit të famshëm Phil Collins. Çuditërisht, Mattheë nuk është i ri në Gjermani: ai ka luajtur në akademinë e të rinjve Walldorf deri në sezonin e kaluar.

HISTORIA - "Ne nuk e morëm Matthew sepse ai ishte djali i një ylli botëror, por sepse kur e pamë ai u dallua për disa karakteristika të veçanta - tha Achim Sarstedt, kreu i sektorit të të rinjve të Hanoverit -. Kjo vlen për të gjithë lojtarët që vendosim të marrim çdo vit”. Edhe pse në realitet Matthew nuk është i familjari i parë i VIP-ave që përfundon në sektorin e të rinjve të Hanoverit: midis 2018 dhe 2019 Luca Beckenbauer (22 vjeç, aktualisht i lirë), nipi i Kaiser Franz, gjithashtu luajti aty, ndërsa Niklas Tarnat, djali i ish-lojtarit të Bayernit, Michael, pasi kaloi nga Hannoveri tani është nën kontratë me Essen. Fati, megjithatë, duket se dëshiron të bashkojë familjen Collins dhe Hannoverin prej kohësh: në një koncert të luajtur nga Genesis në Hanover në 2007, Phil performoi i veshur me një xhaketë të vjetër të ekipit të futbollit të qytetit. Phil më pas e shpluhërosi xhaketën edhe në koncerte të tjera në mbarë botën. Jo vetëm kaq: vëllai i madh i Matthew, Nicholas, fryt i martesës mes Phil dhe Orianne Cevey, performoi si baterist në një koncert të vitit 2019 në Hanover i veshur me fanellën e ekipit të futbollit. Një bashkëpunëtor i Hanoverit në të kaluarën ka punuar ngushtë me Phil Collins, prandaj këngëtari ndër vite ka vizituar shpesh qendrën sportive të klubit gjerman.

E ARDHMJA - Matthew, i cili luan në rolin e mesfushorit qendror, ka qenë gjithmonë një tifoz futbolli, siç e ka konfirmuar edhe babai i tij Phil për mediat gjermane: "Ai e do muzikën, por edhe më shumë futbollin. Kjo është arsyeja pse ai është i bindur se do të bëhet një profesionist". Djali, i cili në dhjetor do të bëhet mazhoren, do të jetojë në një apartament dhe jo si lojtarët e tjerë të të rinjve të Hanoverit, që vijnë nga rajone të tjera në akademinë e klubit. Tashmë këtë javë ai do të stërvitet me të rinjtë e Hanoverit, duke u përpjekur të jetojë një ditë tjetër në parajsë ("Another day in paradise"). Ashtu siç këndonte babai i tij.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI