Flash

Batistuta e Cassano, armiqësia që nisi për një makiato: "Gishtin nga hunda e futa te qumështi…"

Lapsi.al 24 August 2022
Batistuta e Cassano, armiqësia që nisi për një makiato:

Gabriel Batistuta, sulmuesi legjendar i Fiorentinës, kujtohet si Mbreti Luan është në Romë, aty ku ishte protagonisti i titullit të fundit kampion të arritur nga verdhekuqtë, nën drejtimin e Capellos dhe menaxhimin e Sensit. Sulmuesi argjentinas erdhi në verën e vitit 2000, shënoi 20 gola dhe solli titullin në Romën verdhekuqe. E megjithatë jo të gjithë e donin Batistutën në kryeqytet.Një prej tyre ishte Antonio Cassano, i cili, pasi zbarkoi në kryeqytet vetëm pak muaj pas fitimit të titullit, nuk pati një mardhënie të ngrohtë.

Pohimin e ka bërë vetë ish-sulmuesi barez në biografinë “I them gjithçka”, shkruar së bashku me Pierluigi Pardo, ku ka cituar disa episode për të treguar ndasitë dhe konfliktet mes të dyve: “Në atë skuadër kishte disa lojtarë që i urreja. Njëri ishte i gjatë, mjaft i pashëm, sulmues, argjentinas, me flokë të gjatë. Kishte shumë të meta. Koprrac, ziliqar, kritik. Ai thoshte gjëra pas shpine, dhe përpara syve të buzëqeshte. Nuk i përballoja dot tipat snob. Ndaj i bëra të kuptojë menjëherë se nuk më interesonte të kisha marrëdhënie me të".

"Një ditë në Trigoria isha në radhë te bari, kur ai erdhi dhe më kaloi përpara. Të dy do të merrnim makiaton. Unë në atë moment e futa gishtin në hundë, ia rrotullova në qumësht sikur gishti të ishte lugë. 'Çfarë po bën?' – më thotë. 'Ose e pi ti, ose e pi unë', – iu përgjigja. Ai bëri fenomenin: 'Tani pije ti'. Dhe unë: 'Sigurisht!' Unë isha shumë më i zgjuar se ai. Dhe e piva, të gjithë në një gllënjkë. Nuk e kisha futur gishtin në hundë, thjesht bëra sikur. Nuk e mori mirë. Por unë u hakmora në stërvitje. Kur merrja topin i thosha: 'Vrapo plak, hajde merre, më ndiq'. Ai nuk mund të duronte më”. Në 2003, pas 63 prezencave e 30 golave, Batistuta u largua nga Roma, i huazuar te Inter.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI