Flash

I shkatërroi telefonin, mamaja e tifozit autik akuzon Ronaldon: “Më arroganti me të cilin kam folur ndonjëherë”

Lapsi.al 23 August 2022
I shkatërroi telefonin, mamaja e tifozit autik akuzon Ronaldon:

Manchester United u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë pa Cristiano Ronaldon të mbajtur në pankinë nga trajneri ten Hag për 86 minuta, gjatë ndeshjes kundër Liverpool. Kampioni portugez vazhdon në momentin e tij të vështirë: qëndrimi i “detyruar” në Mançester nuk e gëzon aspak, madje edhe skuadra duket se funksionon më mirë pa të në fushë. Sikur të mos mjaftonte kjo, për ish-sulmuesin e Real dhe Juventus ka probleme edhe jashtë fushës: mamaja e djalit autik të cilit CR7 i theu telefonin pas një disfate ndaj Everton, ka lëshuar deklarata kundër 5-herë Topit të Artë.

Sarah Kelly, mamaja e protagonistit fatkeq të episodit në fjalë, Jacob, ka treguar për Mirror se kishte marrë një telefonatë nga sulmuesi portugez: “Përshëndetje, unë jam Cristiano Ronaldo”, më tha, më pas më pyeti nëse do të donim të njihnim familjen e tij, duke shtuar 'Nuk jam një baba i keq'. Unë i thashë: 'Kurrë nuk kam thënë që je baba i keq'. Më pas ai vazhdoi “Kam pasur një edukim të tmerrshëm, kam humbur babain tim”. I thashë "Të gjithë kanë një histori të trishtë Ronaldo, unë vetë humba babanë kur isha e re, kam patur kancer". Ai vazhdonte të më thërriste Jack dhe i referohej Jacob si 'djaloshi'”.

Më pas telefonata u bë më thumbuese: "'E di që djali ka probleme," më tha. Unë iu përgjigja 'Ai nuk ka probleme, ai ka një paaftësi, ti je ai që ka një problem'. Ai vazhdoi duke më thënë ‘Më falni’, e më pas shtoi ‘Nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam marrë me shkelma, vrarë apo grushtuar njeri’”. Zonja Kelly u hutua nga kjo shprehje e portugezit: "Isha e tërbuar, zemra më rrihte shpejt dhe i thashë: "Pra, godite dorën e djalit tim dhe nuk po i bën keq askujt?". Por ai theksoi se kishte një ekip të mirë ligjor, se në gjykatë do të më kishte luftuar deri në fund dhe do të fitonte”.

Mamaja e Jakobit dëshiron sidoqoftë t'i shkojë deri në fund: “U ndjeva e frikësuar, ai është personi më arrogant me të cilin kam folur ndonjëherë. Unë dua të shoh drejtësi sepse nuk ka pasur. Unë dua që ai të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë. Mënyra e vetme për të marrë drejtësi është të vazhdosh të luftosh”. E sigurt është se sido që të dalë nga kjo histori, Ronaldo nuk del shumë mirë…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI