Flash

Video/ Arbitri akordon penallti, goditet me grusht në fytyrë: e shpëtojnë vetëm mburojat e policisë

Lapsi.al 23 August 2022
Video/ Arbitri akordon penallti, goditet me grusht në fytyrë: e
E pabesueshme ajo që ndodhi në Ekuador gjatë ndeshjes së kampionatit elitar të vendit të Amerikës së Jugut, mes Macaràs dhe Aucas. Në kohën shtesë, arbitri Alex Torres Cajas akordoi një penallti në favor të miqve me ndihmën e VAR, duke shkaktuar protesta të ashpra nga vendasit. Protestat që në pak sekonda u kthyen fillimisht në kërcënime dhe më pas në fakte: arbitri u godit me grusht në fytyrë nga një anëtar i pankinës së Macaràs. Ndeshja kishte shkuar përtej minutës së 90 kur arbitri Cajas, pasi u thirr nga VAR, vendosi të akordonte një penallti në favor të Aucas dhe në të njëjtën kohë të largonte mbrojtësin e Macaràs, Alvaro Cazula, me karton të kuq. Një vendim që ndezi protestat e pankinës së vendasve, të cilat shkuan masivisht drejt arbitrit, i cili nxorri të tjerë kartonë të kuq. Në trazirat që pasuan, siç raportohet nga gazeta ekuadoriane Elcomercio, trajneri i portierëve Héctor Chiriboga e ka goditur me grusht në fytyrë duke e rrëzuar në tokë arbitrin Cajas. Më pas, një polic e mbrojti gjyqtarin me mburojën e tij kundër trazirave, në pritje që situata të kthehej në normalitet. I ashpër reagimi i Federatës ekuadoriane: “Ne hedhim poshtë çdo lloj agresioni, fizik apo verbal, dhe akte që kërcënojnë integritetin e të gjithë lojtarëve në futbollin ekuadorian dhe që mjegullojnë emrin dhe prestigjin e mirë të sportit tonë. Solidaritet me arbitrin Alex Cajas, i cili pasi iu nënshtrua kontrolleve rigoroze mjekësore është në gjendje të qëndrueshme”. Ndërkohë, të gjithë arbitrat profesionistë në vend kanë vendosur të bëjnë grevë: “Përballë sulmit frikacak dhe të egër ndaj kolegut tonë Alex Cajas, të gjithë arbitrat, në shenjë mospranimi dhe solidariteti për atë që ndodhi, vendosën të mos dalin në fushë në katër ndeshjet e mbetura të javës së shtatë të fazës së dytë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI