Flash

Në Botëror luajmë kundër Italisë. Presidenti i FIGC zbulon: “Një nga dy miqësoret në Tiranë me Shqipërinë”

Lapsi.al 23 August 2022
Në Botëror luajmë kundër Italisë. Presidenti i FIGC

Kundër Italisë, gjatë kohës së Botërorit. Një miqësore luksi është njoftuar nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriele Gravina, që ka thirrur në cështje kuqezinjtë e Edoardo Rejas. Në një periudhë qetësie të pazakontë në fundin e vjeshtës, për shkak të turneut të paprecedentë të Katarit, Azzurri do të zbresin në fushë kundër Shqipërisë, që do ta luajnë bashkë ‘Botërorin’ e tyre.

Italia nuk është kualifikuar për në kampionatin Botëror dhe ndalesën e kampionateve kombëtare për turneun e Katarit, skuadra e Roberto Mancinit ka ndërmend ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme, si ka bërë të ditur Gravina: "Është parashikuar për Kombëtaren projekti për një grumbullim 10 ditor. E për këtë falenderoj Legan e Serie A që kanë pranuar të vënë në dispozicion lojtarët për ato 10 ditë para inaugurimit të Botërorit. Mancini do të ketë në dispozicion shumë të rinj për të vënë në fushë skuadrën më të mirë të mundshme e për të nisur një fazë të re përgatitjesh. Janë parashikuar në këto 10 ditë edhe dy miqësore".

Duke qenë se Shqipëria do të vijë në atë periudhë pas impenjimeve të Nations League në shtator, transfertës së Izraelit në 24 dhe ndeshjes në Arenën Kombëtare tre ditë më pas kundër Islandës, miqësorja me kuqezinjtë shihet si test i rëndësishëm për Italinë. “Do të kemi një mbledhje teknike për të kuptuar dëshirën e stafit tonë teknik. Me shumë mundësi një miqësore do të jetë ajo në Tiranë me Shqipërinë. Pastaj mund të bëhet një lloj mini-grumbullimi përgatitor në vendet e Arabisë Saudite ose do të vazhdojmë përgatitjen tonë këtu në Itali", saktësoi Gravina.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI