Flash

Negociatori Rodman, nga Korea e Veriut në Rusi: "Një tregtar armësh i dënuar, për një spiun dhe basketbollisten"

Lapsi.al 22 August 2022
Negociatori Rodman, nga Korea e Veriut në Rusi: "Një tregtar

Dennis Rodman, 61 vjeç, është gati të udhëtojë në Rusi për të kërkuar lirimin e Brittney Griner, superyllit të WNBA-së e arrestuar në Moskë që nga shkurti dhe e dënuar dy javë më parë me nëntë vjet burg për zotërim droge. Ish-ylli i Detroit Pistons dhe Chicago Bulls i tha NBC: "Më lejuan të shkoja në Rusi për ta ndihmuar atë vajzë, po mundohem të shkoj atje këtë javë". Qeveria amerikane po negocion një shkëmbim të burgosurish me rusët që do të kthente në shtëpi Grinerin dhe një shtetas tjetër amerikan, Paul Whelan, të arrestuar për spiunazh në këmbim të Viktor Bout, një tregtar armësh i ndaluar në SHBA dhe i dënuar me 25 vjet burg.

REAGIMET - Një përfaqësues i administratës Biden tha se ishte i shqetësuar për ndërhyrjen e Rodman, i cili mund të prishë ekuilibrin delikat të marrëveshjes. Lojtarja u arrestua në aeroportin Sheremetyevo të Moskës më 19 shkurt pasi mbante dy fishekë për cigare elektronike me bazë vaji kanabis, një substancë e ligjshme në SHBA, por e ndaluar në Rusi. Një sasi modeste për të lehtësuar dhimbjen e dëmtimeve kronike që ajo ka marrë gjatë karrierës së saj.

KOREA E VERIUT – Kjo nuk është hera e parë që Rodman zhvillon diplomaci informale me një lider ndërkombëtar, që i ka të tensionuara marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Ish-kampioni i NBA-së ka qenë prej kohësh mik me koreano-veriorin Kim Jong Un dhe ka udhëtuar në Phenian disa herë gjatë dekadës së fundit. 'Krimbi' në vitin 2014 e quajti Vladimir Putinin "cool" pas një udhëtimi në Moskë. Katër vjet më vonë ai u shfaq në Singapor në ditët e takimit të ish-presidentit Donald Trump me Kim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI