Flash

“Me grupin e kaluar nuk mund të punoja": Vukicevic justifikohet, harron që i zgjodhi vetë lojtarët

Lapsi.al 21 August 2022
“Me grupin e kaluar nuk mund të punoja": Vukicevic justifikohet,

Dejan Vukicevic u shfaq në Lac një vit gati nga hera e fundit e ndoshta edhe për këtë arsye (distanca e gjatë kohore) ka menduar se askush nuk kujtohet për sezonin e kaluar. Duhet të jetë kështu, përndryshe nuk ka kuptim, që pas debutimit me fitore 3-1 ndaj Teutës në javën e parë të këtij kampionati, ai që kishte njohur 5 humbje e vetëm 2 barazime edicionin e kaluar, Vukicevic të justifikohet kështu: "Me grupin e kaluar nuk mund të punoja. Doja lojtarë të rinj te skuadra e Laçit. Po të vazhdojmë në këtë mënyrë mund të arrijmë shumë larg". Në fakt tekniku erdhi në pankiën e Lacit pas Europës sezonin e kaluar dhe afroi lojtarët që dëshironte, duke filluar nga bashkëkombasi i tij Zarubica.

Gjithësesi, përsa i përket trisit me të cilin fundosi Teutën, Vukicevic është shprehur: "Donim të luanim me topin sepse loja në ajër nuk është më e mira për ne, ndryshe nga Teuta që është shumë e mirë në këtë lojë. Përpara se të pësonim golin bëmë një ndeshje fantastike, me gola të bukur dhe raste të shumta. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe javët e ardhshme”, përfundoi tekniku i kurbinasve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI