Flash

"Nisja e mbarë gjysma e punës". Bellai i lumtur me fitoren ndaj Kastriotit: "Me presidentin e mendojmë njësoj"

Lapsi.al 21 August 2022
"Nisja e mbarë gjysma e punës". Bellai i lumtur me fitoren

“Dua të them një bravo dhe komplimente çunave për shpirtin që treguan. Kishim punuar gjatë javës, punuam mbi psikologjinë, ato që thamë i realizuam të gjitha. Kishim durim në qarkullimin e topit dhe vertikalizimin. Në pjesën e dytë me dy gola individuale të Entoni dhe Kaçorrit fituam ndeshjen, kjo është për të gjithë çunat dhe për ne, nisja e mbarë gjysma e punës". Arjan Bellai ia atribuon skuadrën fitoren në debutim 2-0 kundër Kastriotit, në aventurën e tij të parë si trajner në Superiore. "Mua më pëlqen ky kampionat tani, në Greqi ia vlen vetëm Superliga 1, se Superliga 2 është mbrapa. Në Superiore punojnë shumë me infrastrukturën, kishte me bar jeshil. Të gjitha fushat janë të shkëlqyera, mund të luash futboll, jo si në kohët e shkuara ku nuk mund të luajë e bëjë kontroll në fushën e lojës" vlerësoi Bellai.

Sigurisht për të përcaktuar objektivat nuk është e thjeshtë dhe një javë nuk është kurrësesi tregues: "Objektivin nuk mund ta flasësh për një ndeshje se janë 35 ndeshje e 35 javë dhe çdo ekip do të ketë ulje dhe ngritjet e veta, E mira është që fituam dhe fituam me lojë të mirë, kjo është kryesorja - tha tekniku, duke shtuar -. Edhe presidenti është me këmbë në tokë, nuk fluturon, mbijetesa është kryesore se ka shumë që luftojnë. Jemi ekip me të rinj, Ballshi ka politikën që luan me të rinj dhe do të mundohemi që të futim të rinj që të fitojnë eksperiencën për qëllimet për të ardhmen. Edhe objektivi im e i presidentit nuk mund të themi që jemi për kampionat, vijmë nga kategoria e dytë dhe sigurisht mbijetesa është e para”, përfundoi Bellai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI