Flash

Video/ Milan ngec në Bergamo, humb kontaktin me Interin e Napolin: poker i Spalletit ndaj Monzës së Berluconit

Lapsi.al 21 August 2022
Video/ Milan ngec në Bergamo, humb kontaktin me Interin e Napolin: poker i

Dy barazime në ndeshjet e mbrëmjes së Serie A, tre në katër ndeshjet e luajtura të dielën për javën e dytë të kampionatit. Milan ndalet në Bergamo nga Atalanta, ndërsa nuk fiton as Bolonja në shtëpi me Veronën e Fiorentina në transfertën e Empolit. Suksesin e vetëm e mori Napoli, që me një poker shkatërroi Monzën e Berlusconit, gjithnjë e fundit.

ATALANTA 1-1 MILAN

Atalanta-Milan përfundoi 1-1, një sfidë e vlefshme për javën e dytë të Serie A. Në stadiumin Geëiss në Bergamo u zhvillua një ndeshje intensive dhe emocionale, me Milanin që e nisi fuqishëm duke u përpjekur të imponojë lojën e tij, por u ndëshkua në minutën e 29' nga e majta e Malinovskyit. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u hodhën përpara në kërkim të barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 68-të me një finalizim të shkëlqyer të Bennacer. Nga një pikë për Gasperinin dhe Piolin, që nuk mbajtën dot hapin e Interit dhe Napolit.

BOLOGNA 1-1 VERONA

Bolonja dhe Verona anuluan njëra-tjetrën në ndeshjen e zhvilluar në Dall Ara. Arnautovic zhbllokoi takimin në minutën e 21-të me një djathtë tokazi në krosimin e Kasius. Henri barazoi me kokë në sugjerimin e Lazoviçit në minutën e 43-të, për rezultatin përfundimtar 1-1. Të shumta mundësitë për të dyja skuadrat për të shënuar edhe në pjesën e dytë, derisa kur vendasit mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit direkt të Orsolinit.

NAPOLI 4-0 MONZA

Napoli i Spallettit buzëqesh sërish, pasi mundi 4-0 Monzën e Stroppas në javën e dytë të Serie A. Të kaltrit hipotekuan tre pikët që në pjesën e parë falë perlës së Kvaratskhelias në minutën e 35-të dhe sprintit të Osimhen në minutën e 47-të. Gjeorgjiani shënoi dygolëshin personal në pjesën e dytë, duke përdorur një teknikë fine në minutën e 62-të. Për të zbukuruar panoramën erdhi edhe goli i parë i Kim me fanellën e Napolit, në minutat shtesë. Gjithashtu në pjesën e dytë, VAR i anuloi golin Monzës me ish-napoletanin Petagna.

EMPOLI 0-0 FIORENTINA

Derbi toskan i Castellanit përfundon pa asgjë për tu shënuar: përfundoi 0-0 mes Empolit dhe Fiorentinës. Pjesa e parë jo shumë emocionuese, përveç rasteve për Bonaventuran dhe Destron. Në minutën e 67-të, Luperto u përjashtua për faull në një mundësi të pastër shënimi të Jovic (ndërhyrja e Var ishte vendimtare). Violat mund të përfitonin nga superioriteti numerik, por u përplas në murin mbrojtës të vendasve. Skuadra e Zanettit qëndroi fort dhe mori pikën e parë në renditje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI