Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Casemiro shpërthen në lot para Perez: braziliani shpjegon arsyet përse zgjodhi Manchester United

Lapsi.al 22 August 2022
Casemiro shpërthen në lot para Perez: braziliani shpjegon arsyet

Një Casemiro emotiv shpërtheu në lot teksa i dha lamtumirën Real Madridit përpara transferimit te Manchester United. Lëvizja e Casemiro në Old Trafford u konfirmua të premten në mbrëmje pasi United pagoi një tarifë fillestare prej 60 milionë paund plus 10 bonus të mundshëm. Braziliani ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare në Old Trafford me opsionin e një sezoni të pestë.

Lojtari i përfaqësueses braziliane është bërë nënshkrimi i katërt i verës te United nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag dhe ata shpresojnë se ardhja e Casemiros do të bindë edhe lojtarët e tjerë të kërkuar nga United të bashkohen me Red Devils. Mbrojtësit Lisandro Martinez dhe Tyrell Malacia u bashkuan përkatësisht nga Ajax dhe Feyenoord, ndërsa Christian Eriksen mbërriti si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata e tij me Brentford. Por anglezët kërkojnë edhe Frenkie De Jong nga Barcelona dhe Anthony nga Ajax.

Madridi i ofroi Casemiros një konferencë të posaçme lamtumire për shtyp të hënën përpara kalimit të tij në Premier League, me miqtë dhe familjen e tij të pranishëm. Mesfushori shkatërrues fitoi 18 trofe me klubin në tetë sezone të jashtëzakonshme, duke përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj të La Ligës.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i tha lojtarit dhe publikut prezent: "Casemiro është një nga lojtarët tanë më të veçantë dhe më të rëndësishëm në dekadën e fundit, nuk do ta harroj kurrë paraqitjen tënde kundër Dortmund. Ju u bëtë një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm, sot është një ditë shumë e veçantë për Real Madrid. Jam shumë krenar për ty Case, ti po i bashkohesh një klubi legjendar, Man United – vazhdo të bësh histori”.

Casemiro, tepër i emocionuar, i cili ishte i përlotur gjatë gjithë kohës, më pas shtoi: “Siç e dini, nuk më pëlqen të jem qendra e vëmendjes apo të kem rëndësi, do të përpiqem të flas me zemrën time. Titulli më i madh që kam fituar ka qenë të jetoj çdo ditë në këtë klub të madh, Real Madrid! Do të doja të falënderoja klubin që më bëri një lojtar më të mirë dhe një person më të mirë. Duke luajtur me Modric dhe Kroos, e kam shijuar futbollin. Dua ta bëj të qartë se një ditë do të kthehem te Real Madrid dhe të tregoj se sa shumë e dua këtë klub, dua ta ndihmoj klubin në çdo mënyrë që të mundem në të ardhmen. Florentino, falë teje ky klub do të vazhdojë të fitojë tituj”. Përse ka marrë vendimin për t'u bashkuar me Djajtë e Kuq, ai shpjegoi: "Jam i emocionuar që do të zhvillohem në një klub të madh si Manchester United".

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI